Edhe pse me një lojtar më pak që nga minuta e 48-të, Juventus po dhuron një paraqitje heroike ndaj Galatasaray, duke udhëhequr 3-0 dhe duke barazuar rezultatin e përgjithshëm në 5-5.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Juventusit, me golin e Manuel Locaktellit nga penalltia.


Njeriu që ndryshoi rrjedhën e takimit ishte Edon Zhegrova. I futur në lojë vetëm pak minuta para golit të dytë, ai pati një impakt të menjëhershëm dhe vendimtar.

Te goli i dytë, aksioni nisi pikërisht nga Zhegrova, i cili krijoi epërsi në krah dhe pasoi e Pierre Kalulu i cili menaxhoi topin mirë brenda zonës, duke çuar te Federico Gattit që shënoi në minutën e 70-të për 2 -0.

Ndërsa në golin e tretë, ishte sërish Zhegrova ai që ndezi aksionin. Ai harkoi nga një goditje dënimi te Teun Koopmeiners që asistoi brenda zonës, ndërsa Weston McKennie realizoi në minutën e 82-të për 3-0, duke çuar stadiumin në delir.


Me një lojtar më pak, pas largimit të Loyd Kelly dhe me presionin e rezultatit të përgjithshëm mbi supe, Juventusi ka reaguar në mënyrë spektakolare – dhe merita e madhe për kthesën mban firmën e Zhegrovës, që me energjinë dhe kreativitetin e tij ndryshoi plotësisht fytyrën e ndeshjes.

Tani vazhdimet, ku Juventusi do të kërkojë kualfikimin që mund të vije nga këmbët e Edon Zhegrovës. /Telegrafi/

telegrafi sport app