LAJMI I FUNDIT:

Mbyllet llogaria e re e Luiz Ejllit në Instagram

Mbyllet llogaria e re e Luiz Ejllit në Instagram

Këngëtari dhe fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes me pothuajse secilin veprim që bën.

Dalja e tij me fitore nga BBVA e ka bërë atë një prej personazheve më të kërkuar dhe më të ndjekur edhe në rrjetet sociale.

Një zhurmë e madhe për llogarinë e tij të Istagramit ishte bërë gjatë kohës sa ai ishte brenda shtëpisë së famshme duke fituar mijëra ndjekës brenda një kohe të shkurtër.


Foto: Instagram

Por, pas një ‘beteje’ se kush kishte më shumë të drejtë për të menaxhuar Instagramin e tij, adresa e vjetër u mbyll dhe një tjetër u hap një javë para përfundimit të BBVA.

Llogaria e re fillimisht u menaxhua nga partnerja e tij dhe ish-banorja, Kiara Tito për t’i kaluar më pas Luizit, i cili së fundmi tha se është i vetmi rrjet social që ai ka të hapur.

I mahnitur nga përkrahja e publikut, Luizi: Jam pa fjalë, kanë bërë tatuazh fytyrën time
Lexo po ashtu I mahnitur nga përkrahja e publikut, Luizi: Jam pa fjalë, kanë bërë tatuazh fytyrën time

Por, ditën e sotme (e mërkurë) edhe llogaria e Instagramit me emrin ‘Its Luiz Ejlli’ tashmë nuk figuron dhe një kërkim i thjeshtë lë të kuptohet se ajo është zhdukur.

Foto: Luiz Ejlli/Instagram

Se çfarë ka ndodhur me këtë llogari dhe nëse do të mund të rikthehet sërish mbetet të shihet në ndonjë shpjegim zyrtar nga vet Luizi apo menaxhmenti i tij.

Ndërkohë, Luizi tashmë ka nisur angazhimet me koncerte dhe mbrëmje muzikore fillimisht në Shqipëri, ndërsa fundjavë që lamë pas ishte i pranishëm edhe në Gjakovë me dy koncerte radhazi. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Magazina
Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Magazina
Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Magazina
Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Magazina
Sfida e litarëve rikthehet: Banorët të ndarë në tre grupe, qëndrojnë të lidhur me njëri-tjetrin

Sfida e litarëve rikthehet: Banorët të ndarë në tre grupe, qëndrojnë të lidhur me njëri-tjetrin

Magazina
Kalo në kategori