LAJMI I FUNDIT:

Zhduket një grua në Rahovec, rasti po hetohet

Zhduket një grua në Rahovec, rasti po hetohet
Foto: Ilustrim

Një grua është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 11:00 në rrugën “Ustaniqka”, në Rahovec.

Tutje sipas raportit thuhet se rasti është nën hetim.


“Raportohet se viktima femër kosovare është larguar  nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/