LAJMI I FUNDIT:

Zhbogar: Shtyrja e regjistrimit është logjike

Zhbogar: Shtyrja e regjistrimit është logjike

Euroambasadori Samuel Zhbogar, thekson se shtyrja e regjistrimit të popullsisë për shkak të zgjedhjeve të parakohshme, është logjike, në mënyrë që të mos ketë ndikim politik.

Ai shpreson që regjistrimi i popullsisë të bëhet më së voni deri në vitin 2021, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Regjistrimi duhej të shtyhej për shkak të vendimit të pushtetit për të shkuar në zgjedhje të parakohshme. Shtyrja është logjike për këto rrethana. Regjistrimi është proces prej të cilit kanë përfitim të gjithë qytetarët dhe duhet të lirohet nga ndikimi politik”.

“Kemi kuptuar se përgatitja teknike zhvillohet në mënyrë të mirë dhe shpresojmë se do të ketë vullnet politik që të përfundojë ky operacion”, tha Zhbogar.

Sipas tij, regjistrimi do të sjell të dhëna të reja se si më mirë të krijohen politikat publike për popullsinë, siç janë shëndetësia, arsimi dhe menaxhimi me mbeturinat./Telegrafi/