LAJMI I FUNDIT:

Zhbogar: Miratimi i ligjeve reformuese e vërtetojnë angazhimin e Maqedonisë për integrim në BE

Zhbogar: Miratimi i ligjeve reformuese e vërtetojnë angazhimin e Maqedonisë për integrim në BE

Euroambsadori Samuel Zhbogar sot u shpreh tha “e përshëndet miratimin e ligjeve reformuese, duke përfshirë Ligjin për Prokurori Publike. Zbatimi i tyre duhet ta përforcojë sundimin e së drejtës dhe mundësojnë profesionalitet dhe efikasitet të gjyqësisë për të mirën e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut”.

Euroambasadori, në deklaratë të shkruar, thekson se po e përshëndet faktin që Kuvendi para se të shpërndahet i miratoi Këshillin për Prokurorë Publike dhe Ligji për avancimin e lëvizjes së lëndëve të gjykatave, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Këto ligje, sipas Zhbogar, bashkërisht me Ligjet për personat pa status të rreguluar qytarar dhe Kodin Zgjedhor korrespondojnë me rekomandimet e Raportit të Bashkimit Evropian dhe e vërtetojnë përpjekjen e Maqedonisë së Veriut të vazhdojë në rrugën për integrimin në BE./Telegrafi/