Zhbogar: Është pozitive që kemi debat në kuvendin e Maqedonisë

14:"Ridvan Slivova
Edhe një herë, ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar, ka kërkuar një zgjidhje sa më të shpejtë të krizës politike. Ai e vlerëson pozitive zhvendosjen e debatit në kuvend, por duhet të jetë i mirëfilltë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Zhbogar thotë se palët duhet të dëgjojnë njëri tjetrin dhe jo vetë të bisedohet, diçka që e konsideron si shqetësuese. Zhbogar e konsideron pozitive fillimin e debatit në kuvend në lidhje me situatën politike.
Ambasadori i BE-së ka deklaruar se tashmë është pranuar se në kuvend ka një shumicë parlamentare, duke e vlerësuar si hap pozitiv./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
30/03/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































