LAJMI I FUNDIT:

Zhbogar: E di se qytetarët presin më shumë, por është bërë shumë, kjo do të njihet në raportin e KE-së

Zhbogar: E di se qytetarët presin më shumë, por është bërë shumë, kjo do të njihet në raportin e KE-së

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar, nga Ohri sot vlerësoi se Republika e Maqedonisë së Veriut është në rrugën e duhur kur është fjala për aspiratat e saj eurointegruese.

“Kur do të ndalemi dhe do të shohim se çfarë është bërë gjatë muajve ose viteve të fundit, përparimi është i dukshëm. Ne e dimë se qytetarët shohin proceset në mënyrë kritike, se ata presin më shumë. Megjithatë, shumë është bërë, jo vetëm në përmirësimin e marrëdhënieve me fqinjët, por edhe në sferën e reformave. Kjo do të njihet edhe në raportin që do të publikohet të mërkurën”, tha Zhbogar, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Sa i përket rezultateve të zgjedhjeve të zhvilluara parlamentare brenda BE-së, Zhbogar theksoi se ka një mbështetje më të madhe për eurokonservatorët, por partitë proevropiane kanë një shumicë të fortë në Parlamentin Evropian.

“Partitë euroskeptike në zgjedhjet për përbërjen e re të Parlamentit Evropian kanë marrë me të vërtetë mbështetje më të madhe në mesin e votuesve në Evropë, por më pak nga se ajo që ishte frika. Partitë kryesore proevropiane, ata që ende besojnë në të ardhmen forcimin e mëtejshëm të BE-së, ende kanë një shumicë të fortë në Parlamentin Evropian, gjë që është inkurajuese. Ne do të duhet të presim që të formojmë një udhëheqje të re evropiane, prandaj për pritshmëritë duhet të shikohet me optimizëm drejtë proceseve të së ardhmes”, theksoi Zhbogar.

Në lidhje me atë se sa këto rezultate do të ndikojnë në aspiratat e Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE, ai theksoi se shteti duhet t’i përmbushë kriteret për anëtarësim dhe se ky është një proces që po zbatohet hap pas hapi.

“Këtë javë do të publikojmë Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut, për të cilën unë besoj se do të jetë shumë pozitive dhe mbështetëse. Shtetet anëtare duhet të vendosin nëse vendi do të fillojë negociatat për anëtarësim. Parlamenti Evropian nuk ka rol vendimtar në këtë proces”, sqaroi Zhbogar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori