LAJMI I FUNDIT:

Zhbllokohet rruga Mitrovicë-Stantërg, protesta vazhdon para minierës

Zhbllokohet rruga Mitrovicë-Stantërg, protesta vazhdon para minierës

Në shenjë pakënaqësie me procesin e fundit të punësimit në kombinatin “Trepça”, dhjetëra protestues, në ditën e katërt të protestës së tyre, kanë bllokuar sot në mëngjes rreth 40 minuta rrugën Mitrovicë-Stantërg.

Ata rreth orës 06:30, tek Tuneli i Parë, fillimisht kanë lënë disa automjete në rrugë, pastaj i kanë larguar ato dhe kanë vazhduar të qëndrojnë në rrugë, duke paralizuar kështu lëvizjen e plotë nga Mitrovica në drejtim të Stantërgut dhe anasjelltas

Njëkohësisht, në këtë mënyrë është pamundësuar edhe shkuarja në punë e shumë minatorëve nga Mitrovica në minierën e Stantërgut dhe në flotacion, ndërsa protestuesit më vonë kanë liruar qarkullimin e automjeteve të vogla, por jo edhe të autobusëve me punëtorë.


Herë herë ka pasur tensione në rastet kur protestuesit identifikonin pumëtorët të cilët ishin duke udhëtuar me automjetet e tyre, të cilat i kthenin mbrapsht.

Arsim Musa, nga këshilli protestues, ka bërë të ditur për KosovaPress, se qëllimi i bllokimit të rrugës ka qenë mos lejimi i shkuarjes në punë të atyre punëtorëve të cilët nuk i kanë mbështetur këto protesta.

Sipas tij, përkundër thirrjes së protestuesve për takim me kryeministrin ose ministrin e Zhvillimit Ekonomik, ata akoma nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.

“Ne kemi dalë këtu për bllokimin e rrugës komplet…Kemi kërkuar nga minatorët që të na përkrahin, na kanë përkrahur pjesërisht, prandaj kemi dashur me i ndalë njerëzit dhe në mënyrë të organizuar mos me i lënë me shkuar në punë. Kemi kërkuar përgjigje nga kryeministri dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje”, ka thënë Musa, duke mos precizuar kohën sa do të zgjasë protesta e sotme.

Ndërkaq, Ahmet Xhosha, komandanti i stacionit policor në Mitrovicë, tha se është arritur që me mirëkuptim dhe në mënyrë profesionale të komunikohet me protestuesit për t’i bindur ata që ta zhbllokojnë rrugën.

Falë kësaj, shtoi ai, nuk është shënuar ndonjë incident gjatë kësaj proteste.

“Ne kemi tentuar që të komunikojmë gjatë tërë kohës me protestuesit dhe me mirëkuptim, në mënyrë sa më profesionale, që ata e kanë edhe obligim ligjor për ta liruar rrugën, kështu që në fund kemi arritur pa përdorimin e forcës të lirojmë rrugën. Gjatë protestës nuk kemi pasur ndonjë incident në raport me qytetarët as me protestuesit. Nuk kemi të arrestuar as të lënduar për momentin dhe rruga është liruar në tërësi dhe po funksionon normalisht”, theksoi Xhosha.

Pas zhbllokimit të rrugës, protestuesit po vazhdojnë protestën e tyre para hyrjes së minierës në Stantërg.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Botë
Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Ekonomi
Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Ekonomi
Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Ekonomi
Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Ekonomi
Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Ekonomi
Kalo në kategori