LAJMI I FUNDIT:

Zhan Mitrev Clinic kryen 10 operacione të suksesshme kardiokirurgjike te fëmijët për dy muaj (Foto/Video)

Zhan Mitrev Clinic kryen 10 operacione të suksesshme kardiokirurgjike te fëmijët për dy muaj (Foto/Video)

Me rastin e dy mujorit të funksionimit të marrëveshjes për partneritet publiko-privat mes shtetit dhe spitalit klinike “Zhan Mitrev” janë kryer 10 operacione të suksesshme kardiokirurgjike te fëmijët.

Akademiku Zhan Mitrev në konferencën e sotme për shtyp shprehi kënaqësi për punën e deritanishme në veçanti për atë se për herë të parë, shëndetësia publike dhe private tregojnë se nuk duhet të shihen si konkurrent, por përmes bashkëpunimit të ofrojnë shërbime cilësore për pacientët nga vendi dhe bota.


“Kjo është kthesë e madhe në shëndetësinë tonë sepse ofrojmë shërbime cilësore dhe hapen vende të reja të punës. Në veçanti më gëzon fakti që krijohen kushte atraktive për kthimin e mjekëve tanë që punojnë jashtë vendit. Tashmë kemi shembull për kthimin e anesteziologut i cili për momentin punon në Kuvajt, ndërsa kemi njoftime për kthim të personelit mjekësor nga Gjermania. Për herë të parë ndodhi bashkimi i cilësisë dhe profesionalitetit, i mbështetura nga ministria e Shëndetësisë dhe Fondi për sigurim shëndetësor, që paraqet kthesë të madhe dhe që jep rezultate të menjëhershme. Kemi realizuar dhe krijuar kushte për punësime të reja, dhe kemi mbi 150 të punësuar të ri, prej të cilëve 30 janë mjekë”, theksoi drejtori i spitalit, Zhan Mitrev.

Zhan Mitrev duke folur në konferencë

Rezultatet tregojnë se bashkëpunimi për intervenimin kardiokirurgjik te fëmijët është i shkëlqyer gjatë bashkëpunimit të ekspertëve nga shëndetësia publike dhe private. Modeli shfaqet si i suksesshëm dhe është udhëhequr nga mjeku Zhan Mitrev, i cili njëherit edhe filloi me intervenimet kardiokirurgjike të fëmijëve në vend. Të gjithë fëmijët që janë i janë nënshtruar intervenimit janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ky bashkëpunim i ka hequr barrierat mes spitaleve shtetërore dhe atyre private. Pacienti ka kushte të mira dhe kujdes mjekësor të cilësisë së lartë nga ana e mjekëve nga sektori privat dhe publik të cilët bashkërisht punojnë.

Përfaqësues të FSSHM, ministri Venko Filipce dhe Zhan Mitrev së bashku me mjekun e spitalit Zan Mitrev Clinic

Sipas ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, fëmijët me anomali në zemër mjekohen në kushte të mira sipas standardeve të larta. Ai sqaroi se Fondi për shëndetësi tërësisht i mbulon shpenzimet për mjekim, dhe njëkohësisht kursehet për atë se nuk paguhen për ekspertë të jashtëm.

“Operacionet që kryhen janë sigurohen nga Fondi për sigurim shëndetësor, që do të thotë se intervenimi te pacientët është mbuluar nga FSSh-ja dhe për të njëjtat shpenzime si në shëndetësinë publike kemi përmirësuar kushtet për pacientët, si dhe kushte më të mira për mjekët tanë. Ky është model ku kemi stimulim shtesë financiare për mjekët dhe motrat medicinale, ku s’ka shpenzime nga shtesë për Fondin shëndetësor ndërsa shërbimi është tepër i mirë. Pritjet tona janë se për një periudhë të shkurtër kohore kjo qendër do të shndërrohet në qendër rajonale. Kushtet që i ofrojnë janë akredituar sipas standardeve më të larta amerikane dhe s’kanë konkurrencë në rajon. Ky projekt dëshmoi se bashkëpunim mes sektorit publik dhe privat mund t’i përmirësojë kushtet për mjekim të pacientëve dhe është njëra prej mënyrave që të mbajmë mjekët në vendin tonë. Kemi qenë të kritikuar se do të mbyllin spitale, por edhe një herë ceku se s’bëhet fjalë për mbyllje të spitaleve, por për model të avancimit të tyre, ku me shumën e njëjtë të parave nga Fondi do të kemi kushte më të mira për punë dhe kushte më të mira për pacientët”, deklaroi Filipçe.

Venko Filipçe duke folur në konferencë

Mjeku Vlladimir Çadikovski sqaroi se pesë nga fëmijët e operuar kanë qenë më të vegjël se një vit ndërsa të tjerët kanë qenë mbi moshën një vjeçare.

“Të gjithë intervenimet kanë qenë të suksesshme. Për fat të keq, s’kemi operuar dy foshnja që sepse kanë qenë të paoperueshëm. Arritëm të kujdesemi edhe për rastet më të rënda të anomalive të zemrës”, thotë Çadikovski./Telegrafi/

Vlladimir Çadikovski duke folur në konferencë

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Kalo në kategori