Ish-opinionistja e Big Brother VIP Albania, Zhaklin Lekatari, ka qenë e ftuar së fundmi në Fan Club.

Ajo ka komentuar lojën e Xum Allushit brenda, i cili u eliminua pas një televotimi kokë me kokë me Egli Takon.


Derisa po fliste për të, gazetarja ka përmendur edhe Gjestin, meqë Xumi ka shprehur pëlqim për Eglin.

Zhaklin Lekatari

E njëjta thekson se këngëtari pejan është fenomeni i këtij Big Brother dhe personazhi më i përfolur.

“Gjesti është fenomeni i këtij Big Brotheri dhe personazhi më i përfolur i këtij Big Brother”, u shpreh ajo.

Për të njëjtin ka komentuar edhe në Instagram, duke treguar se po e mbështet në këtë format.

Zhaklin kujtojmë se ka qenë opinioniste e edicionit të dytë, aty ku fitues u shpall Luiz Ejlli. /Telegrafi/

@bbvipkryefjala

Visit TikTok to discover videos!