Rafael Leao prezantoi autobiografinë e tij sot dhe shpjegoi se pse ai 'nuk mund të largohej nga Milani dhe ai e sheh të ardhmen e tij me kuqezinjtë.

Portugezi ka publikuar librin e tij të parë, të quajtur "Buzëqeshje: Jeta ime midis futbollit, muzikës dhe modës", ku mbajti një konferencë shtypi në Piazza Duomo këtë mbrëmje.


E tregoi se e gjithë familja e tij mbështet Benfican, por klubi portugez nuk u përpoq kurrë ta nënshkruante me portugezin kur ai ishte adoleshent.

Leao 1

“Nuk mund të largohesha nga Milani, ata ishin gjithmonë pranë meje, edhe në momentet më të vështira të jetës sime”, ka thënë Leao, i cili së fundmi nënshkroi një kontratë të re me kuqezinjtë.

Tutje ai tregoi se numrin 10-të e zgjodhi shkaku i legjendës së Juventusit dhe Italisë, Alessandro Del Piero.

“Zgjodha fanellën me numrin 10 sepse e kishte Alessandro Del Piero, por edhe shumë kampionë të tjerë që e kanë veshur dhe janë idhujt e mi”.

“10 është ndryshe, është për lojtarët që sjellin diçka ndryshe në fushë. Doja ta vishja sepse ishte një numër i rëndësishëm në historinë e Milanit dhe ndjej se edhe unë jam lojtar i rëndësishëm”, deklaroi Leao.

Ka pasur shumë raporte për një qasje të mundshme gjatë verës nga klube si Paris Saint-Germain, Chelsea, Arsenal, Neëcastle United e shumë të tjerë.

Por, ku e sheh veten Leao në të ardhmen? “Tek Milani”, ishte përgjigja e tij e shkurtër. /Telegrafi/

telegrafi sport app