LAJMI I FUNDIT:

Zgjidhja për veriun e Kosovës

Vizita e sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s z. Rasmusen, ajo e nën-sekretarit Gordon, ish-kryeministrit britanik Blair; në mesazhet e tyre të fuqishme thanë se çështja e veriut të Kosovës duhet zgjidhet në mënyrë paqësore. Pra, duhet të jetë një proces politik i cili e integron veriun e Kosovës në kuadër të integritetit territorial të vendit.

Muaj më parë Sekretarja amerikane Clinton në Parlamentin e Kosovës dhe Kancelaria gjermane Merkel në Aeroportin “Adem Jashari” fuqishëm e kanë konfirmuar dhe e kanë bërë të qartë se nuk ka ndarje të Kosovës.


Duke e pas të qartë si kristali këtë çështje, atëherë institucionet e Kosovës në mënyrë urgjente duhet të ndërmarrin hapa të cilët reflektojnë thelbin dhe vlerat e shtetit tonë. Nuk duhet të presim asnjë sekondë për asnjë qeveri në Serbi apo diku tjetër dhe për reflektimet që mund të dalin nga to. Na nevojitet guximi që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Rasmusen ka kërkuar nga institucionet e Kosovës ditë më parë.

Tash institucionet e vendit duhet të ndërmarrin hapat në vazhdim; hapa këta që e lehtësojnë tej mase këtë proces. Tony Blair para dy jave në Prishtinë e jep një ide të mirë: “Sot për gjithçka në botë ka model, ju gjejeni modelin tuaj dhe duhet punuar shumë, shumë për realizimin e tij”.

Parimet në vazhdim janë akt i rëndësishme në implementimin e çdo strategjie për veriun e Kosovës. Nëse këto parime merren për bazë, atëherë institucionet e Kosovës do ta lehtësonin shumë punën e tyre në procesin e integrimit të pjesës Veriore.

1. Të fillojë komunikimi me pjesën veriore të qytetarëve serbë të Kosovës. Ka banorë në veri të Kosovës që mendojnë se nëse ajo pjesë futët nën administrimin e institucioneve tona, banorët do të detyrohen të bëhen myslimanë dhe flasin vetëm shqip.

2. Institucionet e Kosovës duhet t’i arrestojnë kriminelët dhe bashkëpunëtoret e veriut që janë në pjesën Jugore të Kosovës – kjo e ndalon kontrabandën në veri.

3. Shpjegimi i detajuar i dokumentit të Ahtisarit për serbët e veriut. Adresimi i Presidentes Jahjaga para pak kohesh për serbët e Veriut në “Radio KiM” ka qenë hapi i parë dhe i domosdoshëm – edhe pse ajo ka qëndruar tri ditë para pasqyrës për një fjalim në serbisht. Por, modeli është i mirë! Tash duhet të veprojnë bashkë Presidentja dhe Qeveria.

4. Strategjia ime për veriun e Kosovës e cila është e lidhur ngushtë me hapat që duhet ndërmarrë për integrimin e kësaj pjesë në institucionet e Republikës së Kosovës.

5. Modeli i administrimit të jugut nga serbët përmes decentralizimit të komunave duhet të jetë i vetmi model edhe për veriun e banuar me shumicë serbe.

6. Respektimi i dygjuhësisë – Shqip dhe Serbisht në të gjitha institucionet e Kosovës. Modeli më i mirë është Kanadaja.

Problemi kryesor është se si të arrihet një mirëkuptim nga veriu dhe për veriun e Kosovës dhe integrimin e kësaj pjese në institucionet e Republikës së Kosovës! Nga Parimet e Ambasadorit Dell për veriun e Kosovës po përmendi vetëm një: “Serbët e veriut duhet të sigurohen se shteti i Kosovës nuk i rrezikon ata”.

Strategjia ime për Veriun e Kosovës e lehtëson këtë proces shumë. Ajo ndahet në dy nivele:

1. Nivelin Ndërkombëtar dhe,

2. Nivelin Vendor.

– Niveli ndërkombëtarë përfshinë dy segmente: SHBA dhe BE kërkojnë dhe bëjnë trysni të vazhdueshme tek Serbia që t’i shuajë strukturat paralele në Kosovë.

– T’i ndihmojë të dyja palët që të fillojnë implementimin e marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit – IBM.

Tek Strukturat Paralele duhet theksuar se aktualisht Serbia ndan 40 mijë paga çdo muaj për një pjesë të serbëve të Kosovës. Ndërsa tek e dyta, në të gjitha kalimet ilegale që nuk janë të shënuar në kuadër IBM-it, Forca e Kosovës – KFOR-i – duhet t’i menaxhojë dhe bllokojë këto kalime. Ky edhe është misioni i tyre: “Një ambient i qetë dhe i sigurt”.

Kurse, nga aspekti i dytë – Niveli Vendor – Institucionet e Kosovës pas implementimit të gjashtë parimeve të lartpërmendura, shpallin Amnisti në kontrabandë dhe Amnisti politike.

Me këtë hapë institucionet e Kosovës fitojnë në drejtimin e stabilitetit dhe relaksimit të raporteve institucion-qytetarë, si dhe në aspektin e zhvillimit ekonomik të kësaj ane të vendit tonë.

Ky hap e lehtëson shumë veprimin e ardhshëm e shumë të rëndësishme për të gjitha institucionet tona që janë: “Bisedimet Politike ku përfshihet edhe Serbia”.

Pastaj fillojnë bisedimet.

Në trend

Më shumë
Dodik me një çmenduri të re: Në Srebrenicë nuk u vra askush, do t’ia ndryshojmë emrin qytetit

Dodik me një çmenduri të re: Në Srebrenicë nuk u vra askush, do t’ia ndryshojmë emrin qytetit

Bosnja
“Provat mund të na dërgojnë diku tjetër”- Elshani flet për serbin që u arrestua për spiunazh

“Provat mund të na dërgojnë diku tjetër”- Elshani flet për serbin që u arrestua për spiunazh

Siguri
Publikohet

Publikohet "Albania" nga Capital T - kënga zyrtare e Shqipërisë për në Euro 2024

Magazina
Musliu: Kryqëzimi i fuqive në Mal të Zi - ndryshimi i kursit dhe arrestimi i Gjukanoviqit

Musliu: Kryqëzimi i fuqive në Mal të Zi - ndryshimi i kursit dhe arrestimi i Gjukanoviqit

Politikë
U paralajmërua hapja e urës mbi Ibër, BE tregon procedurat

U paralajmërua hapja e urës mbi Ibër, BE tregon procedurat

Lajme
Mbrojtësi i Interit humb pjesëmarrjen në Euro 2024, Spalletti nuk humb kohë dhe fton një tjetër lojtar

Mbrojtësi i Interit humb pjesëmarrjen në Euro 2024, Spalletti nuk humb kohë dhe fton një tjetër lojtar

Përfaqësueset
Kalo në kategori