LAJMI I FUNDIT:

”Zgjidhja e krizës politike nuk ka ndikuar në forcimin e ekonomisë” (Video)

”Zgjidhja e krizës politike nuk ka ndikuar në forcimin e ekonomisë” (Video)

Ende është herët të shihet nëse zgjidhja e krizës politike dhe formimi i Qeverisë së re pozitivisht ndikojnë ndaj situatës ekonomike. Tani për tani, tregues të këtillë nuk ka, thotë guvernatori i Bankës Popullore të Maqedonisë, Dimitar Bogov. Sipas tij, është herët të parashikohet diçka, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Ende nuk shohim lëvizje më të dukshme në këtë drejtim. Mirëpo, është shumë herët pas formimit të Qeverisë së re. Ende nuk kemi tregues për muajin qershor që të shohim nëse ka efekte. Por, do të ishte logjike të ketë përmirësim të caktuar”, deklaroi për Alsat-M, Dimitar Bogov, guvernator i Bankës Popullore.

Guvernatori më tej shton se vitet e kaluara ka pasur pasiguri, përkatësisht sektori privat ndjente pasiguri dhe për këtë shkak përmbahej nga konsumi dhe investimi. Ndërsa lidhur rishikimin e buxhetit, guvernatori nuk dëshiron të komentojë, por thotë se këtë çështje ia lë Qeverisë.


”Mund të them se duhet të mendohet për konsolidimin financiar në periudhën e ardhshme prej disa viteve”, u shpreh Bogov.

Nga ana tjetër Bogov ka theksuar se nuk pret pengesa gjatë emërimit të zëvendës-guvernatorit të ri të Bankës Popullore. Përkundrazi, pret të arrihet konsensus i gjerë në Kuvend./Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=MR7xLCoSEKc

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori