Zgjidhini problemin me thembrat e plasaritura me një përbërës nga kuzhina
Këpucët e dimrit dhe të ftohtit ndikojnë drejtpërdrejt në pamjen e këmbëve tona dhe na thajnë thembrat
Sekreti qëndron në vetëm një përbërës që ka çdo kuzhinë – limoni, transmeton Telegrafi.
Trajtimi me limon
Gjithçka që ju nevojitet për këtë trajtim është një limon i madh, çorape që zakonisht i mbathni dhe krem hidratimi ose vaj për lëkurën.
Pritini limonin në gjysmë dhe shtrydhni lëngun. Gjithçka që ju nevojitet është një lëvore limoni me pak tul në të. Gjysmat e limonit vendosini drejt në thembra.
Mbathni çorape dhe mbajeni këtë kompresë shëruese në këmbët tuaja për 30 minuta.
Gjysmë ore për të qetësuar dhe rigjeneruar lëkurën e këmbëve nuk është e gjatë, por rezultati do t’ju kënaqë. Pas 30 minutash, zbathni çorapet tuaja, hidhni gjysmat e limonit dhe shikoni thembrat tuaja.
Lëkura e limonit dhe tuli i tij përmbajnë vajra esencialë që zbutin dhe rigjenerojnë lëkurën, të gjitha qelizat e vjetra të lëkurës hiqen lehtësisht ose thjesht kruajini pak thembrat! Edhe pa kruarje, çarjet në thembra bëhen më pak të dukshme pas procedurës së parë dhe nëse i kryeni rregullisht, lëkura e këmbëve do të duket e përsosur dy deri në tre herë në javë!
Tani aplikoni pak krem hidratues ose vaj në këmbët tuaja dhe vishni përsëri çorapet tuaja. Vaji ose gjalpi i kokosit, kremi i kalendulës ose një përzierje glicerine dhe alkooli do të kenë një efekt të madh në thembrat.
Kjo procedurë përfundimtare ushqen lëkurën dhe ndihmon thembrat të qëndrojnë të lëmuara për një kohë të gjatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit