Meghan Markle dhe Princi Harry gjatë ditës së nesërme do të kurorëzojnë lidhjen e tyre me martesë.

Deri më ditën e sotme nuk është ditur se kush do ta shoqërojë bukuroshen drejt altarit të martesës pasi që babai i aktores është i shtrirë në spital pas sulmit në zemër.


Bëhet e ditur se Princi Charles do ta shoqërojë 36-vjeçaren drejt altarit të martesës me Princin Harry, njoftoi sot familja mbretërore.

"Princi i Uellsit do të jetë i kënaqur që ta mirëpresë Meghan Markle në familjen mbretërore në këtë mënyrë", shkruan në njoftimin e Pallatit Kensington.

Prince Harry dhe Meghan Markle 1 Princi Harry dhe Meghan Markle (Getty Images)

Siç raportohet, Meghan Markle i kërkoi princit Charles të ishte partner në kishën që do ta kurorëzojnë me Harryn.

Theksojmë se kurorëzimi i dyshes do të bëhet në katedralen Saint George të Londrës, aty ku zakonisht janë kurorëzuar edhe anëtarët e tjerë të familjes mbretërore britanike.

Ndryshe, në dasmën që është vlerësuar si e vitit, do të jenë të pranishëm shumë zyrtarë politik, yje muzikore dhe filmike si dhe familjar dhe miq. /Telegrafi/