LAJMI I FUNDIT:

Zgjerimi i rrjetit të ngrohjes – në fundjavë mbyllen disa rrugë në Prishtinë

Zgjerimi i rrjetit të ngrohjes – në fundjavë mbyllen disa rrugë në Prishtinë

Kryqëzimi i rrugës “Ukshin Hoti” me rrugët “Garibaldi” dhe “Luan Haradinaj” në Prishtinë do të mbyllet për qarkullim gjatë kësaj fundjave.

Kjo do të bëhet për shkak të projektit të zgjerimit të rrejtët të ngrohjes nga Termokos.


“NP “Termokos” SH.A., njofton opinionin e gjerë se këtë fundjavë, më 13 dhe 14.05.2023, për shkak të punimeve, që do të zhvillohen për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes, do të mbyllet për qarkullim rruga “Ukshin Hoti”, përkatësisht kryqëzimi i saj me rrugët “Garibaldi” dhe “Luan Haradinaj””, thuhet në njoftim.

Termokos ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve gjatë këtyre ditëve, për pengesat që do tu shkaktohen për lëvizje të lirë. /Telegrafi/