LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet për kryetar të komunave të Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut, hapen qendrat e votimit

Zgjedhjet për kryetar të komunave të Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut, hapen qendrat e votimit

Në Komunën e Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut sot në orën 07:00 janë hapur të gjitha qendrat e votimit, në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të këtyre dy komunave komunës.

Qytetarët e komunës së Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut, nën masat anit-Covid, sot do të kenë të drejt të zgjedhin kryetarin e tyre, i cili do të ketë mandat deri në zgjedhjet e ardhshme komunale të vitit 2021.


Komuna e Podujevës ka mbetur pa kryetar qysh në fillim të shkurtit, kur Agim Veliu ka dhënë dorëheqje, pasi është emëruar ministër i Brendshëm në Qeverinë e ish-kryeministrit Albin Kurti.

Pa kryetar, nga fillimi i qershorit, ka mbetur edhe Mitrovica e Veriut, pasi Goran Rakiq, nga Lista Serbe, është emëruar zëvendëskryeministër dhe ministër i Pushtetit Lokal në Qeverinë e re të Avdullah Hotit.

Në garë për kryetar të Komunës së Podujevës janë Nexhmi Rudari nga LDK, Shpejtim Bulliqi nga LDK dhe Naim Fetahu nga PDK.

Ndërsa, për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut garojnë Milan Radojeviq nga Lista Serbe, Florent Azemi nga PDK, Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Dushan Milunoviq si kandidat i pavarur, raporton Telegrafi.

Komuna e Podujevës ka 87, 381 votues të regjistruar, kurse numri i qendrave të votimit në këtë komunë është 45 me gjithsej 115 vendvotime.

Ndërkaq, lista përfundimtare e votuesve për Mitrovicën e Veriut përmban 23 mijë e 313 votues, të cilët do të mund të votojnë në shtatë qendra të votimit me gjithsej 27 vendvotime

Numri i vëzhguesve të akredituar për të vëzhguar procesin zgjedhor në këto dy komuna është rreth 1 mijë e 700 vëzhgues. Numri më i madh i tyre përfaqësojnë subjektet politike pjesëmarrëse në zgjedhje, pastaj nga organizatat jo-qeveritare vendore si dhe nga mediat vendore e ndërkombëtare.

KQZ ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për zbatimin e masave të ndërmarra me qëllim të mbrojtjes së shëndetit.

Duke pasur parasysh se Kosova po përballet me një valë të rasteve të shumta me COVID-19, komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar udhëzimin për masat mbrojtëse për parandalimin e infektimit me COVID-19 për votuesit dhe stafin zgjedhor në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut.

Meqenëse Komuna e Podujevës dhe ajo e Mitrovicës bëjnë pjesë në mesin e komunave me numër të madh të infektuarve me coronavirus, Ministria e Shëndetësisë i ka futur ato në zonën e kuqe, e që krahas masave të tjera nënkupton edhe kufizimin e lëvizjes nga ora 19:00 deri në 05:00. Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka marrë vendim të shtunën që të dielën të lejohet qarkullimi i e qytetarëve  deri në orën 22:00 në të gjitha zonat e ndaluara për qarkullim për ata votues  që votojnë pas orës 19:00 në zgjedhjet për kryetar të Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori