LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet në Shqipëri, PS fiton 5 nga 6 bashki, “Shtëpia e Lirisë” shpall fitoren në Shkodër

Zgjedhjet në Shqipëri, PS fiton 5 nga 6 bashki, “Shtëpia e Lirisë” shpall fitoren në Shkodër

Kandidatët e Partisë Socialiste të Shqipërisë kanë dalë fitues në 5 nga 6 bashki që u organizuan zgjedhjet e pjesshme lokale të mbajtura më 6 mars, ndërkohë koalicioni “Shtëpia e Lirisë” ka shpallur fitoren në Shkodër.

Reklama

Sipas të dhënave paraprake ta Komisionit Zgjedhor të Zgjedhjeve, së fundmi PS ka fituar edhe Bashkinë e Durrësit, një nga bashkitë më të mëdha në vend.

Kandidatja e PS-së, Emiriana Sako ka arritur të sigurojë 39,157 vota në Durrës ose 58% të votave, e ndjekur nga Ardian Muka i “Shtëpisë së Lirisë” me 20,831 vota. I treti në listë renditet Luan Hoti i Partisë Demokratike me 7,937 vota.

Rama reagon pas zgjedhjeve: Nuk ka arsye për të festuar pasi bota po përballet me kizën në Ukrainë
Lexo po ashtu Rama reagon pas zgjedhjeve: Nuk ka arsye për të festuar pasi bota po përballet me kizën në Ukrainë

Më herët, kandidatët e PS-së fituan me radhë në Vorë, Rrogozhinë, Lushnjë dhe Dibër.

Ndërkohë vazhdon numërimi në Shkodër, ku garën deri tani po e fiton kandidati i koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’, Bardh Spahia.

Ndërkohë që procesi i numërimit në Shkodër është drejt fundit dhe Bardh Spahia kryeson me mbi 43% të votave, ka reaguar edhe Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike, pjese e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’.

Në një deklaratë të shpërndarë në media, Komisioni i Rithemelimit falënderon të gjithë demokratët dhe anëtarët e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, për mbështetjen e tyre në zgjedhjet e 6 Marsit, ndërsa shprehet se u përballën jo vetëm “me regjimin” e Kryeministrit Edi Rama por edhe me PD-në të cilën e quan fasadë dhe shtojcë të Ramës.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shprehur falënderimin e tij për votuesit përmes rrjeteve sociale. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i Kurtit i reagon Escobarit: Një popull nuk i nënshtrohet një emisari

Këshilltari i Kurtit i reagon Escobarit: Një popull nuk i nënshtrohet një emisari

Politikë
Krasniqi për takimin me Escobarin: Do të jetë ditë ogurzezë për Kosovën nëse SHBA përdor zyrtarisht fjalën “sanksion

Krasniqi për takimin me Escobarin: Do të jetë ditë ogurzezë për Kosovën nëse SHBA përdor zyrtarisht fjalën “sanksion"

Politikë
Surroi: Ka paralajmërim rikthimi

Surroi: Ka paralajmërim rikthimi "gjeneralësh më të mirë" amerikanë në dialog

Lajme
Përplasje e ashpër me fyerje ndërmjet Bahtirit dhe Matoshit

Përplasje e ashpër me fyerje ndërmjet Bahtirit dhe Matoshit

Lajme
Walker: Presioni që po i bëhet Kosovës është i padrejtë, serbët vazhdojnë të marrin urdhra nga Beogradi

Walker: Presioni që po i bëhet Kosovës është i padrejtë, serbët vazhdojnë të marrin urdhra nga Beogradi

Politikë
Vdes shoferi i cili u aksidentua në rrugën Skënderaj – Drenas

Vdes shoferi i cili u aksidentua në rrugën Skënderaj – Drenas

Kronika e Zezë
Kalo në kategori