LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet në Serbi, shoqata humanitare “Medvegja” në Zvicër: Duhet mobilizim urgjent, autobusët nisen nga Prishtina dhe Fushë Kosova

Zgjedhjet në Serbi, shoqata humanitare “Medvegja” në Zvicër: Duhet mobilizim urgjent, autobusët nisen nga Prishtina dhe Fushë Kosova

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Serbi mbahen më 17 dhjetor, ndërkaq përkitazi me këto Kryesia e Shoqatës Humanitare “Medvegja” në Zvicër ka kërkuar mobilizim urgjent, në mënyrë që të marrin pjesë në votime dhe të luftojnë për të drejtat e shqiptarëve në mënyrë institucionale.

Kryesia e Shoqatës Humanitare “Medvegja” në Zvicër ka mbajtur mbledhje të hënën, gjersa kanë përkrahur dhe mbështetur këto zgjedhje lokale, duke vlerësuar se ato janë shumë të rëndësishme për popullatën e mbetur shqiptare në trojet etnike të Medvegjës.


“Shoqata është në njohuri për rrethanat dhe situatën në të cilën ndodhen banorët shqiptarë në Komunën e Medvegjës, aq më tepër kur kemi një pasivizim të skajshëm të adresave të banorëve shqiptarë, me çka pamundësohet shprehja reale e fuqisë së votës prandaj bën apel për një mobilizim urgjent dhe shumë të domosdoshëm që me kushtet dhe mundësitë tona të marrim pjesë sa më shumë në këto zgjedhje, në veçanti ata që e kanë këtë të drejtë”, thuhet në njoftim.

Shoqata ka njoftuar të gjithë ata që e kanë këtë të drejtë, që janë siguruar autobusët, të cilët do të nisen nga Fushë Kosova dhe nga stacioni në Prishtinë, më 17 dhjetor 2023, në ora 07:00.

“Vetëm të bashkuar mund t’ia dalim…”, thuhet në fund të njoftimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia

FAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia

Lajme
Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në

Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në

Siguri
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Publikohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit

Publikohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit

Lajme
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes

Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Kalo në kategori