LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet në Britani, “luftë” në mes të kameramanëve për të marrë pamjet i pari (Video)

Zgjedhjet në Britani, “luftë” në mes të kameramanëve për të marrë pamjet i pari (Video)

Në Britani të madhe sot janë duke u zhvilluar zgjedhjet e përgjithshme, me anë të së cilave do të përcaktohet edhe se kush do të udhëheqë negociatat për daljen e këtij vendin nga Bashkimi Evropian.

Gjithashtu, përveç çështjeve të brendshme, analistët politikë thonë se zgjedhjet mund të kenë ndikim edhe në vendimin e Skocisë, për të mbajtur ose jo referendum të ri për pavarësi nga Mbretëria e Bashkuar.


Votuesit – rreth 46.9 milionë të regjistruar – do të zgjedhin 650 deputetë.

Ndërkohë mediat kanë publikuar disa pamje në një qendër votimi, të cilat janë shpërndarë me të madhe, në të cilat shihen disa gazetarë/kameramanë duke “luftuar me njëri-tjetrin”. /Telegrafi/