LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet lokale në Maqedoni, 48 ankesa nga qytetarët tek KSHZ

Zgjedhjet lokale në Maqedoni, 48 ankesa nga qytetarët tek KSHZ

Dyzet e tetë qytetarë në ditën e zgjedhjeve lokale kanë parashtruar ankesa në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) sepse nuk kanë qenë në Listën zgjedhore dhe nuk kanë mundur të votojnë. Edhe pse KSHZ ka vepruar rreth këtyre ankesave, qytetarët nuk do të mund të votojnë as në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale duke pasur parasysh se Lista zgjedhore tashmë është mbyllur.

Një votues është ankuar se nuk ka qenë në certifikatën e Listës zgjedhore, ndërsa ka qenë në verifikimit elektronike përmes faqes së KSHZ-së. Ankesa në KSHZ nga partitë politike dhe grupe të tjera qytetarësh për rrethin e parë të zgjedhjeve lokale deri sot paradite nuk kanë arritur, informojnë nga Komisioni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zakonisht ato parashtrohen para skadimit të afatit, në këtë rast deri në orën 19 gjegjësisht deri në orën 24 sot. Lidhur me mbrojtjen e të drejtës zgjedhore të qytetarëve, kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski në intervistën e të shtunës për AIM tha se në Ligjin Zgjedhor ekziston një jokonzistencë e caktuar në lidhje me këtë të drejtë.


Kjo, siç theksoi ai, konstatohet edhe në raportin e OSBE/ODIHR nga zgjedhjet e kaluara dhe thekson se paraqet ilaç joefikas juridik sepse madje edhe KSHZ-ja të gjejë bazë nuk ekzistojnë mjete juridike që të mund të intervenohet.

“Në rastin që qytetari të mos jetë i regjistruar në Listën zgjedhore nuk ekziston mundësi për regjistrim shtesë në listë për shkak se zgjedhjet zbatohen me të dhëna në Listën zgjedhore, e cila është e mbyllur nga KSHZ-ja. Këto vërejtje ekzistojnë”, theksoi Çiçakovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën një 42-vjeçar nga Suhareka

Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën një 42-vjeçar nga Suhareka

Kronika e Zezë
Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike

Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
“Vila s’është e imja”, dëshmia e Veliajt: Mallkuar qoftë kush punon në këtë vend

“Vila s’është e imja”, dëshmia e Veliajt: Mallkuar qoftë kush punon në këtë vend

Lajme

"LDK do ta arrijë rreth 20 për qind", Abdixhiku: ​Do të qëndrojmë në opozitë

Politikë
Arrestohen tre persona në Pejë, njëri i shkaktoi lëndime të rënda policit teksa tentoi të ikte

Arrestohen tre persona në Pejë, njëri i shkaktoi lëndime të rënda policit teksa tentoi të ikte

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori