LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet janë caktuar, modeli zgjedhor i pasigurt në Maqedoni

Zgjedhjet janë caktuar, modeli zgjedhor i pasigurt në Maqedoni

Partitë më të mëdha politike nga pozita dhe opozita në takimin e fundit të liderëve ranë dakord të zhvillojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare në prill të këtij viti, por mbetet pyetja e hapur nëse ato do të mbahen sipas modelit ekzistues të zgjedhjeve apo do të ndryshohet Kodi Zgjedhor. Nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor thonë se janë gati të zhvillojë zgjedhje për çdo model me të cilin partitë do të bien dakord. Organizatat qytetare, nga ana tjetër, besojnë se nevojitet një ndryshim i modelit, por koha është e shkurtër para këtyre zgjedhjeve.

Partitë më të vogla politike edhe kësaj here para zgjedhjeve, si shumë herë më parë, kanë ngritur çështjen e ndryshimit të modelit zgjedhor në një elektorat për të cilin ata besojnë se do të siguronin shanse të barabarta për ta dhe jo vetëm partitë më të mëdha.

Katër subjektet më të mëdha politike në vend kanë pikëpamje të ndryshme për modelin zgjedhor. LSDM në pushtet kërkon futjen e një modeli zgjedhorë me listë të hapur, sipas OBRM-PDUKM-së qytetarët do të përfaqësohen më së miri nga një model zgjedhor me shumicë, BDI është për modelin me gjashtë njësi zgjedhore, ndërsa Aleanca për Shqiptarët është për tetë njësi zgjedhore.


Duke pasur parasysh pikëpamjet e ndryshme të partive politike, pritjet nuk janë shumë të larta për ndryshime në Kodin Zgjedhorë. Ndryshimet më shumë mund të ndodhin në zbatimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR nga ciklet e fundit të zgjedhjeve në vend./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Kalo në kategori