LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet e parakohshme mbahen më 11 qershor (Dokument)

Zgjedhjet e parakohshme mbahen më 11 qershor (Dokument)

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka vendosur që zgjedhjet e parakohshme të mbahen më 11 qershor.

Telegrafi ka mësuar se presidenti Hashim Thaçi këtë vendim e ka marrë pas takimit që pati me partitë politike.


Edhe burime brenda Komisionit Qendror Zgjedhor kanë bërë të ditur se tashmë janë njoftuar se zgjedhjet do të mbahen më 11 qershor.

Ndryshe, presidenti Thaçi gjatë orëve të paradites ka mbajtur një takim konsultativ me partitë politike. Shumica e partive politike kanë preferuar 11 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve.

Në këtë takim kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se KQZ në kuadër të kompetencave që ka do të organizojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Ajo tha se KQZ pret bashkëpunim me të gjitha institucionet, ndërsa ftoi subjektet politike që ta respektojnë Kushtetutën e vendit dhe rregullat tjera që kanë të bëjnë me zgjedhjet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori