LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet e ndërmjetme në SHBA, nuk sjellin asnjë ndryshim!?

Zgjedhjet e ndërmjetme në SHBA, nuk sjellin asnjë ndryshim!?

Gjermanëve – si edhe evropianëve të tjerë – në këto zgjedhje të ndërmjetme (Midterms) u intereson vetëm një gjë: ata duan të dinë a do ta ndryshojë kursin në politikën e jashtme, presidenti Donald Trump, po të fitojnë demokratët në Midterms. Disa shkojnë edhe më larg dhe duan që kongresi të nisë një procedurë shkarkimi “impeachment” për largimin e presidentit nga posti.

Më 6 nëntor, në SHBA do të zgjidhen nga e para të gjithë deputetët e Dhomës së Përfaqësuesve. Në dhomën e dytë, në Senat, zgjidhet një e treta e vendeve. Në të dyja dhomat, republikanët për momentin kanë shumicën.


Historikisht, në Midterms në SHBA është forcuar kampi opozitar. Këtë e shpreson edhe kryetari i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Evropian, Elmar Brok.

“Do të ishte mirë për kontroll dhe balancë që demokratët të fitonin të paktën një nga dhomat”, thotë ai.

Por, nga ana tjetër, rreziku është që në një rast të tillë “Trumpi të përqendrohet plotësisht në marrëdhëniet me jashtë. Kjo mund të na bënte edhe më nervozë”.

Drejtimi i ri politikës tregtare të SHBA-ve nën Trumpin ka shkaktuar përplasje të forta thuajse me të gjitha shtetet e industrializuara.

Eksperti për SHBA në Shoqërinë Gjermane për Politikën e Jashtme, Josef Braml, nuk pret ndryshim në politikën tregtare në SHBA, pavarësisht se kush i fiton zgjedhjet e ndërmjetme.

“Demokratët ka kohë që janë radikalizuar, përsa i përket tregtisë së lirë. Ata ka edhe më shumë kohë që kanë marrë qëndrim proteksionist. Ajo që është e re është se Trumpi u ka dhënë një zë edhe proteksionistëve te republikanët”.

Madje, një shumicë demokrate do ta bënte Trumpin që të miratonte me ta projekte miliardëshe për infrastrukturën e brendshme. Me këtë do të siguronte bazën për t’u rizgjedhur si president.

Përsa i përket variantit që Trumpi të largohet para kohe nga posti, në Berlin dhe në Bruksel dëgjohen tone të përmbajtura. Nëse hetuesi i posaçëm Mueller do të gjejë kundërpazare të dënueshme të Trumpit me Rusinë, në fushatën elektorale, mund të nisë një procedurë shkarkimi. Një shumicë demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve mund ta niste procedurën.

Por, në kohën e vazhdimit të kësaj procedure, Trumpi mund ta kërkonte shpëtimin në një goditje ushtarake kundër Iranit ose Koresë së Veriut. Procedura e shkarkimit të tij do të kthehej atëherë shpejt në një lojë me zjarrin.

Si emërues i përbashkët mund të thuhet: pavarësisht si do të përfundojnë këto zgjedhje, nga pikëpamja evropiane nuk pritet të ndryshojnë shumë gjëra për mirë.

“Ne duhet të mendojmë vetë, ne si evropianë duhet të mësojmë të mendojmë si më sovranë”, thotë Josef Braml. Ai e ka fjalën për një strategji më rezultative dhe të besueshme, me të cilën BE të përqendrohet në politikën botërore – pavarësisht nga ai që do të jetë në SHBA ose si do të venë Midterms.

Në trend

Më shumë
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit  – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Premier League
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre

Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre

Premier League
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Premier League
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Kalo në kategori