LAJMI I FUNDIT:

Live

Postet:

Live Zgjedhjet 2024 në SHBA

Donald Trump, president i SHBA-së: Të gjitha detajet rreth zgjedhjeve amerikane

Përditesuar 05/11/2024 07:43

Kandidati republikan, Donald Trump ka fituar zgjedhjet presidenciale amerikane të mbajtura më 5 nëntor.

Ai fitoi dukshëm më shumë se 270 votat e nevojshme elektorale gjersa ka falënderuar votuesit pas triumfit kundër kandidates demokrate, Kamala Harris.

“Ne kemi bërë histori. Ne do të shërojmë vendin tonë. Është e qartë se kemi pasur sukses të jashtëzakonshëm politik. Kjo do të jetë një epokë e artë për Amerikën. Ne do t’ju bëjmë krenarë dhe të lumtur. Dua që ju të jeni krenarë që keni votuar për këtë grup njerëzish”, tha Trump në fjalimin e fitores.


Ndërkohë, 60-vjeçarja Harris ka pranuar humbjen duke thënë se nuk ka vend për zhgënjim.

Ajo duke buzëqeshur para mijërave mbështetësve pohoi se “sot zemra ime është plot”.

“Plot mirënjohje për besimin që më keni dhënë, plot dashuri për vendin tonë dhe plot vendosmëri”, tha 60-vjeçarja.

Ndryshe, republikanët kanë fituar gjithashtu edhe në Senat dhe në Kongresin amerikan.

Trump pritet të merr detyrën e presidentit pasi të betohet në një ceremoni që organizohet në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar të vitit të ardhshëm.

Postet:
Mbylle
array(3) { ["date"]=> string(19) "11-07-2024 08:34:25" ["time"]=> string(16) "07/11/2024 08:34" ["update"]=> bool(false) } 07/11/2024 08:34

Në Arizona, Nevada dhe Alaska akoma po vazhdon procesi i numërimit të votave

Donald Trump deri më tani ka siguruar 291 vota të kolegjit elektoral, duke e kaluar me lehtësi 270 votat e nevojshme për të siguruar presidencën.

Por me tre shtete që ende nuk është përfunduar procesi i numërimit, duke mos u ditur akoma ndarja e plotë të 538 votave totale të disponueshme, për më shumë klikoni këtu.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-06-2024 23:45:32" ["time"]=> string(16) "06/11/2024 23:45" ["update"]=> bool(false) } 06/11/2024 23:45

Obama uroi Trumpin dhe e ftoi për bashkim kombëtar

Barack dhe Michelle Obama, të cilët në fund të fushatës mbështetën Kamala Harrisin, lëshuan një deklaratë ku uruan Donald Trumpin dhe JD Vance për fitoren në zgjedhjet presidenciale amerikane.

“Kjo nuk është qartazi ajo që kishim shpresuar, duke pasur parasysh mosmarrëveshjet tona të thella me listën republikane mbi shumë çështje. Por, të jetosh në një demokraci do të thotë të pranosh se pikëpamja jonë nuk do të fitojë gjithmonë dhe të jesh i gatshëm të pranojmë kalimin e qetë të pushtetit…”


“Siç thashë gjatë fushatës, Amerika ka kaluar shumë gjëra gjatë viteve të fundit – nga pandemia historike dhe ngritja e çmimeve që erdhën prej saj, deri te ndryshimet e shpejta dhe ndjenjat që shumë njerëz kanë se, sa do të punojnë, mund të mbajnë vetëm statusin aktual. Këto kushte kanë krijuar sfida për qeveritë demokratike në mbarë botën, dhe mbrëmë doli se as Amerika nuk është imunë”.

“Lajmi i mirë është se këto probleme janë të zgjidhshme – por vetëm nëse dëgjojmë njëri-tjetrin dhe vetëm nëse respektojmë parimet themelore kushtetuese dhe normat demokratike që e bënë këtë vend të madh”.

Deklarata e tyre gjithashtu fton mbështetësit të tregojnë “besnikëri” ndaj atyre që nuk bien dakord dhe lavdëruan Kamala Harrisin dhe Tim Walz si “shërbyes publikë të jashtëzakonshëm që udhëhoqën një fushatë të jashtëzakonshme”.

Kjo deklaratë vjen më shumë se tetë vjet pas fillimit të karrierës politike të Trumpit, kur ai përhapte teori të racizmit duke pretenduar se Barack Obama nuk ka lindur në SHBA.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-06-2024 23:33:31" ["time"]=> string(16) "06/11/2024 23:33" ["update"]=> bool(false) } 06/11/2024 23:33

Trumpit i rritet pasuria për një miliard dollarë

Donald Trump jo vetëm që fitoi Shtëpinë e Bardhë, por që nga mëngjesi i sotëm ai është më i pasur me më shumë se një miliard dollarë, sepse aksionet e kompanisë së republikanit, “Trump Media” u rritën me 35 për qind brenda natës, duke e rritur vlerën e tregut të kompanisë në nëntë miliardë dollarë.

Ish-presidenti amerikan është pronari shumicës së aksioneve të kompanisë, rrjet social konservator me të ardhura minimale, raporton cnn.


array(3) { ["date"]=> string(19) "11-06-2024 23:16:20" ["time"]=> string(16) "06/11/2024 23:16" ["update"]=> bool(false) } 06/11/2024 23:16

Sanders gjen fajtorin për humbjen e demokratëve

Bernie Sanders thotë se humbja e demokratëve nuk është befasuese pasi partia ka “braktisur njerëzit e klasës punëtore”.

Senatori i pavarur i Vermontit, Sanders, i cili mbështet demokratët, reagoi ashpër kundër Partisë Demokratike, duke pohuar se humbja e zëvendëspresidentes, Kamala Harris “nuk është befasi e madhe”.

“Nuk duhet të jetë një befasi e madhe që një Parti Demokratike që ka braktisur njerëzit e klasës punëtore do të gjejë se klasa punëtore e ka braktisur atë”, tha ai, i cili kandidoi për president në një platformë progresive në vitet 2016 dhe 2020.


array(3) { ["date"]=> string(19) "11-06-2024 22:48:16" ["time"]=> string(16) "06/11/2024 22:48" ["update"]=> bool(false) } 06/11/2024 22:48

Harris i drejtohet kombit amerikan

Kamala Harris ka mbajtur fjalimin e parë pas humbjes në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Kandidatja demokrate për presidente i është drejtuar mijëra mbështetësve që po e prisnin në oborrin e Universitetit Howard në Uashington DC.


Lexojeni lajmin e plotë KËTU.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-06-2024 22:25:31" ["time"]=> string(16) "06/11/2024 22:25" ["update"]=> bool(false) } 06/11/2024 22:25

Mbështetësit në pritje të fjalimit të Harrisit

Kamala Harris pritet të shfaqet para mbështetësve gjersa autokolona e veturave të kandidates demokrate për presidente ka arritur tashmë në Universitetin Howard në Uashington DC.


array(3) { ["date"]=> string(19) "11-06-2024 21:52:18" ["time"]=> string(16) "06/11/2024 21:52" ["update"]=> bool(false) } 06/11/2024 21:52

Nëntë vendimet kryesore të Trumpit kur të hyjë në Shtëpinë e Bardhë

Fitorja e Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale ka të ngjarë të sjellë ndryshime të mëdha në politikën tregtare të SHBA-së, qëndrimin ndaj luftës në Ukrainë, ndryshimet klimatike, automjetet elektrike, taksat dhe migrimin ilegal.

Ish-presidenti republikan dhe i sapozgjedhur u premtoi votuesve se do të ndiqte një politikë të ndryshme nga ajo e ndjekur nga administrata aktuale demokrate.

Ndërsa disa nga propozimet do të kërkojnë miratimin e Kongresit amerikan, këtu është një përmbledhje e ndryshimeve që ai ka njoftuar se do të prezantojë gjatë mandatit të tij të dytë katërvjeçar.


Më shumë detyrime doganore
Dëbimet masive
Fundi i politikës së gjelbër
Përfundimi i programeve të diversitetit racor
Asnjë ndalim federal për abortin
Fundi i luftërave
Hetimet kundër armiqve, mbështetje për aleatët
Kreditë tatimore
Pastrimi i burokracisë federale

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-06-2024 21:27:35" ["time"]=> string(16) "06/11/2024 21:27" ["update"]=> bool(false) } 06/11/2024 21:27

Dy shtete ‘kyçe’ ende pa fitues, por udhëheq Trump

Gjersa Donald Trump është shpallur fitues i zgjedhjeve presidenciale, rezultatet në dy shtete ende nuk janë zbardhur.

Arizona dhe Nevada – të dyja në jugperëndim.

Trump aktualisht ka epërsi në Arizona, por ka ende shumë fletëvotime për tu numëruar. Zyrtarët në disa pjesë të shtetit kanë thënë se mund të duhen deri në 13 ditë për të numëruar çdo fletëvotim.


Ai gjithashtu ka një epërsi të ngushtë në Nevada.

Të dyja shtetet kishin gjithashtu në fletën e votimit çështjen e abortit – masa që demokratët mendonin se mund t’i ndihmonin drejt fitores.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-06-2024 21:13:38" ["time"]=> string(16) "06/11/2024 21:13" ["update"]=> bool(false) } 06/11/2024 21:13

Biden fton Trump në Shtëpinë e Bardhë për takimin e tranzicionit

Presidenti amerikan, Joe Biden ia ka uruar përmes telefonit fitoren Donald Trump – dhe e ka ftuar atë në Shtëpinë e Bardhë për një takim tranzicioni.

Shtëpia e Bardhë tha se Biden “ka siguruar se do të ketë tranzicion të qetë” me presidentin e zgjedhur dhe theksoi “rëndësinë e punës për të bashkuar vendin”.


Biden do t’i drejtohet kombit nesër për të diskutuar rezultatet dhe tranzicionin.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-06-2024 21:04:11" ["time"]=> string(16) "06/11/2024 21:04" ["update"]=> bool(false) } 06/11/2024 21:04

Reuters raporton se çfarë pozite mund të marrë Grenell në administratën e Trumpit

Donald Trump pritet të nisë procesin e përzgjedhjes së kabinetit dhe të zyrtarëve të tjerë të lartë të administratës në javët e ardhshme, pas fitores në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Sipas agjencisë Reuters, Richard Grenell pritet të marrë një post në administratën e re republikane.


Lexojeni lajmin e plotë KËTU.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-06-2024 19:59:04" ["time"]=> string(16) "06/11/2024 19:59" ["update"]=> bool(false) } 06/11/2024 19:59

Harris përmes telefonit ia uron fitoren Trumpit

Kamala Harris ka pranuar humbjen në zgjedhje dhe ka telefonuar Donald Trumpin për t’ia uruar fitoren.

Zëvendëspresidentja Harris ka diskutuar rëndësinë e transferimit paqësor të pushtetit dhe të qenit një president për të gjithë amerikanët.


Ajo ka kaluar mëngjesin dhe pasditen duke punuar në fjalimin e pranimit të humbjes, sipas dy ndihmësve të demokrates, të cilin pritet ta mbajë në orën 22:00, sipas orës sonë lokale.

Lexoje lajmin e plotë KËTU.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-06-2024 19:49:07" ["time"]=> string(16) "06/11/2024 19:49" ["update"]=> bool(false) } 06/11/2024 19:49

Trump parashikohet të fitojë Michiganin

Donald Trump parashikohet të triumfojë Michiganin, duke shënuar një tjetër fitore në një nga shtatë shtetet e lëvizjes.

Me 99 për qind të votave të numëruara, gjendja në shtet është kjo:


Trump 49.75 për qind
Harris 48.27 për qind

Kjo i jep Trumpit një shumicë – aktualisht – prej 83290. Numri i saktë do të ndryshojë pasi kanë mbetur edhe disa mijëra vota pa numëruar.

Joe Biden fitoi Michiganin me 50.6 për qind të votave në vitin 2020 ndërsa Trumpi mori 47.8 për qind.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-06-2024 19:41:45" ["time"]=> string(16) "06/11/2024 19:41" ["update"]=> bool(false) } 06/11/2024 19:41

Trump do të nisë “operacionin më të madh të dëbimit masiv” të emigrantëve

Një nga premtimet kryesore që Donald Trump bëri gjatë fushatës elektorale ishte dëbimi i të gjithë emigrantëve të paligjshëm – dhe ekipi i republikanit thotë se ai do ta mbajë fjalën.

Sekretarja e shtypit e fushatës së 78-vjeçarit, Karoline Leavitt tha se ish-presidenti do të nisë “operacionin më të madh të dëbimit masiv” të emigrantëve të paligjshëm që në ditën e parë të presidencës së tij.

Trump e bëri emigracionin një çështje kryesore të fushatës zgjedhore, duke nxjerrë në pah histori të dhunës nga emigrantët.


Si do të jetë në gjendje të dëbojë miliona emigrantë pa dokumente mbetet e paqartë, por Axios raporton se ai do të përdorë ligje të panjohura, fonde ushtarake dhe agjenci të zbatimit të ligjit në të gjitha nivelet e qeverisjes.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-06-2024 19:24:53" ["time"]=> string(16) "06/11/2024 19:24" ["update"]=> bool(false) } 06/11/2024 19:24

Shefi i Apple e uron Trumpin

Shefi i Apple, Tim Cook e ka uruar Donald Trump për fitoren në zgjedhjet presidenciale amerikane.

“Urime president Trump për fitoren! Presim me padurim të angazhohemi me ju dhe administratën tuaj për të ndihmuar që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë të udhëheqin dhe të fuqizohen nga zgjuarsia, inovacioni dhe krijimtaria”, shkroi ai në platformën X.


array(3) { ["date"]=> string(19) "11-06-2024 19:06:08" ["time"]=> string(16) "06/11/2024 19:06" ["update"]=> bool(false) } 06/11/2024 19:06

Nikki Haley uron Trumpin

Nikki Haley, ish-kandidatja republikane për presidente dhe guvernatorja e Karolinës së Jugut, uroi Donald Trumpin për fitoren e tij.

Haley shërbeu si ambasadore e OKB-së nën Trump gjatë mandatit të tij të parë.


“Populli amerikan ka folur. Urime Presidentit Trump për një fitore të fortë. Tani, është koha që populli amerikan të mblidhet, të lutet për vendin tonë dhe të fillojë procesin e një tranzicioni paqësor. Kjo fillon me pranimin e Kamala Harris. Ju nuk mund të flisni vetëm për unitet në një fushatë, ju duhet ta tregoni atë pavarësisht nga rezultati”, ka shkruar Haley në X.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-06-2024 19:03:57" ["time"]=> string(16) "06/11/2024 19:03" ["update"]=> bool(false) } 06/11/2024 19:03

Çfarë do të bëjnë tani Harris dhe Biden – dhe kontrasti i fortë me Trumpin e vitit 2020

Pasi presidenti aktual, Joe Biden dhe zëvendespresidentja, Kamala Harris ka vendosur të flas me Donald Trumpin për të pranuar zyrtarisht rezultatet e zgjedhjeve, tashmë ka një kontrast të fortë në mënyrën se si demokratët po e trajtojnë humbjen, kundrejt mënyrës sesi bëri ekipi i republikanit në vitin 2020.

Lexojeni lajmin e plotë KËTU.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-06-2024 18:26:09" ["time"]=> string(16) "06/11/2024 18:26" ["update"]=> bool(false) } 06/11/2024 18:26

Disa demokratë – duke përfshirë zyrtarë të fushatës së Harris – fajësojnë Biden për humbjen

Menjëherë pas humbjes së Kamala Harris ndaj Donald Trump, disa demokratë po e mbajnë përgjegjës presidentin Joe Biden.

“Biden ka përgjegjësi shumë për këtë”, tha një zyrtar i lartë i fushatës së Harris për CNN. “Dhe sinqerisht, ai duhet të ketë”.

Ka një mori mënyrash në të cilat zyrtarët e partisë po e akuzojnë shpejt Bidenin për kthimin e afërt të Trump në Shtëpinë e Bardhë.


Për shumë njerëz, ai shkon deri në vendimin e presidentit për të kërkuar rizgjedhjen për një mandat të dytë.

Në skenarin ku Biden kishte vendosur të mos kërkonte edhe katër vite të tjera në Shtëpinë e Bardhë, thonë demokratët, do të kishte pasur një garë të fortë paraprake demokratike për të zgjedhur kandidatin e ardhshëm të partisë – dhe bashkë me të, kohë që ai kandidat të ngrihej dhe të konkurronte me një fushatë të veçantë. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-06-2024 17:35:23" ["time"]=> string(16) "06/11/2024 17:35" ["update"]=> bool(false) } 06/11/2024 17:35

Kina e përgëzon Trumpin dhe thotë se respekton zgjedhjen e popullit amerikan

Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës përgëzoi Donald Trump për fitoren e tij në një deklaratë të lëshuar të mërkurën.

“Ne e respektojmë zgjedhjen e popullit amerikan dhe i ofrojmë urimet tona zotit Trump për zgjedhjen e tij”.

Udhëheqësi kinez Xi Jinping ende nuk ka komentuar publikisht mbi rezultatet e zgjedhjeve.


array(3) { ["date"]=> string(19) "11-06-2024 16:57:58" ["time"]=> string(16) "06/11/2024 16:57" ["update"]=> bool(false) } 06/11/2024 16:57

Çfarë do të thotë një presidencë Trump për luftërat globale dhe sigurinë evropiane?

Donald Trump ka thënë se do t’i jepte fund luftës së Rusisë në Ukrainë, nëse do të kthehej në Shtëpinë e Bardhë – por çdo marrëveshje e nxituar ka të ngjarë ta lë Kievin shumë më të dobët dhe sigurinë evropiane në rrezik edhe më të madh.

Një tjetër pikë e rëndësishme që presidenca Trump do të kërkojë të ndikojë menjëherë është konflikti i përshkallëzuar midis Iranit dhe Izraelit.

Këto janë dy gjërat që vihen në pah që në fillim të një analize të radhës nga Sky News, përcjell Telegrafi.


Për të lexuar më shumë rreth analizës, klikoni KËTU.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-06-2024 16:34:04" ["time"]=> string(16) "06/11/2024 16:34" ["update"]=> bool(false) } 06/11/2024 16:34

Harris do të telefonojë Trumpin për t’i uruar fitoren në zgjedhje

Kandidatja demokrate Kamala Harris pritet të telefonojë Donald Trump më vonë për të pranuar zyrtarisht zgjedhjet, sipas dy ndihmësve të saj.

Ndërkohë, nënkryetarja po punon për fjalimin e saj, të cilin pritet ta mbajë këtë pasdite, raporton rrjeti amerikan NBC News.

Presidenti Joe Biden po planifikon gjithashtu të telefonojë Trump pas fitores së tij dhe do të flasë publikisht nga Shtëpia e Bardhë më vonë, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë. /Telegrafi/