Në këto rrethana, Qeveria e Kosovës e kishte menduar si opsion votëbesimin e Qeverisë për të rikthyer legjitimitetin e kontestuar. Mirëpo, ky opsion tani nuk po vlerësohet si i duhur nga ana e Qeverisë.

Burime të Tribuna Channel brenda Qeverisë kanë bërë me dije se ky opsion më nuk është duke u shqyrtuar.


E, nga ana tjetër, njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se në situatën aktuale, votëbesimi nuk është opsioni më i mirë. Sipas tyre, zgjedhjet e parakohshme dhe referendumi do të ishin zgjidhjet ideale për tejkalimin e situatës.