Kjo supë kremoze dimërore përgatitet shumë shpejt Përbërësit:- 400 g gështenja;- 40 g presh;- 40 g patate;- 40 g selino;- 40 g rrënjë majdanozi;- kripë;- piper;- vaj ulliri;- krem për zierje.Përgatitja:

Preshin, selinon dhe majdanozin fërgoni në pak vaj ulliri.


Shtoni gështenjat e qëruara, qitni ujë dhe zieni 30 minuta.

Nga gjysma e zierjes shtoni pataten e qëruar dhe erëzat.

Kur të jetë supa e gatshme, kullojeni dhe shtoni kremin për zierje.

Shërbejeni me bukë të thekur dhe gështenja të ziera.

Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.