LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhja e Kryeprokurorit të shtetit, Osmani takon përfaqësuesit e shoqërisë civile

Zgjedhja e Kryeprokurorit të shtetit, Osmani takon përfaqësuesit e shoqërisë civile

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile për të diskutuar procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të shtetit.

Osmani falënderoi përfaqësuesit e shoqërisë civile për pjesëmarrjen aktive në monitorimin e procesit të përzgjedhjes së Kryeprokurorit të shtetit, duke nënvizuar se çdo rekomandim i identifikuar përgjatë procesit do të shqyrtohet me kujdes të veçantë.


“Është thelbësore që çdo emërim të jetë rezultat i një procesi transparent dhe të drejtë, dhe çdo kandidat të ketë integritet të dëshmuar përgjatë karrierës. Këto janë parime themelore të cilat i kam ndjekur në çdo emërim që kam bërë”, ka thënë Osmani.

Osmani do t’i vazhdojë konsultimet edhe me akterë të tjerë të përfshirë në këtë proces për t’u siguruar që procesi ka qenë i drejtë dhe i pranueshëm.

Kundërshtohet përzgjedhja e Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Shtetit – KPK thotë se procesi ishte plotësisht legjitim
Lexo po ashtu Kundërshtohet përzgjedhja e Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Shtetit – KPK thotë se procesi ishte plotësisht legjitim

Kujtojmë se javë më parë Këshilli Prokurorial i Kosovës kishte votuar në mënyrë unanime Blerim Isufajn për Kryeprokuror të ri të shtetit.

Lidhur me këtë votim të KPK-së, ishin shprehur të pakënaqur shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ambasadori amerikan, Jeff Hovenier si dhe OJQ-të në Kosovë.

Konkursi për emërimin e Kryeprokurorit të ri të Shtetit ishte shpallur nga Këshilli Prokurorial i Kosovës më 12 janar 2022, kjo pasi Aleksandër Lumezit, i cili aktualisht ushtron këtë pozitë, i përfundon mandati më 21 prill 2022./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori