LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhen gazetarët e vitit në Maqedoni

Zgjedhen gazetarët e vitit në Maqedoni

Instituti i Maqedonisë për Mediume (IMM) ka zgjedhur gazetarët e vitit, duke u dhënë çmimin ”Nikolla Mlladenov”, si dhe ka shpërndarë disa mirënjohje, transmeton Telegrafi.

Çmimin e parë për ngarjen më të mirë hulumtuese, e mori ekipi i rrjetit ballkanik për gazetari hulumtuese, BIRN, për projeketin ”Shkupi 2014 nën llupë”.


Çmimi i dytë iu dha gazetares së TV Telma, Biljana Nikollovska, për dokumentarin ”Si sistemi shëndetësor vret fëmijë”, ndërkaq çmimin e tretë e morën Xhelal Neziri për temën ”Në mbretërinë toksike të Jugokromit”, si edhe Goran Rizaov, Sashka Cvetanovska dhe Borjan Jovanivski, për një seri tekstesh rreth aferës ”Telekomi i Maqedonisë”./Telegrafi/