LAJMI I FUNDIT:

Zëvendësohen policët kufitarë që u arrestuan si të dyshuar për marrje ryshfeti, qytetarët shprehen të befasuar

Zëvendësohen policët kufitarë që u arrestuan si të dyshuar për marrje ryshfeti, qytetarët shprehen të befasuar

“Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal”, “Blerja posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotorope dhe analoge”, “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar”, “Marrja e ryshfetit”, “Ushtrimi i ndikimit “, “Kontrabandimi i mallrave”, janë veprat penale për të cilat po dyshohen 48 zyrtarët policorë për të cilët Prokuroria e shtetit ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit.

Prej muajit gusht deri në dhjetor të viti 2021, në pikën kufitare Qafë Prush, në Regjionin e Gjakovës, komandanti i pikës bashkë me stafin në vazhdimësi kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare.


Mirëpo të njëjtët sot janë zëvendësuar nga zyrtarë të rinj policor.

Gjatë ditë së sotme puna ka vazhduar normalisht në këtë pikë kufitare që ndan Kosovën me Shqipërinë.

Por dikush që e frekuenton këtë rrugë pothuajse çdo ditë është i befasuar dhe nuk dëshiron ta besojë se në këtë pikë janë bërë vepra të paligjshme.

“As nuk kanë kërkuar kurrë e as nuk iu kemi dhënë kurrë pasi nuk kemi çfarë iu japim pasi ne nuk kemi për vete. Gjasat të kenë ndodhur asi lloj veprash janë zero”, deklaroi Astrit Çuni i cili jeton në Shqipëri, pak kilometra larg kufirit me Kosovën.

Policët e arrestuar në Operacionin "Pika": “A ka ndonjë kafe për këta burra?”
Lexo po ashtu Policët e arrestuar në Operacionin "Pika": “A ka ndonjë kafe për këta burra?”

Ai shet material ndërtimore në një depo, derisa në Gjakovë thotë se furnizohet me blloka për ndërtim.

“Në këtë pikë nuk ka qarkullim maunesh dhe gjasat për korrupsion nuk janë. Njerëzit thjesht vijnë këndej për nevoja personale familjare”, shtoi Quni.

Edhe Ramazan Koka që jeton në pjesën tjetër të kufirit thotë se nuk i është kërkuar ryshfet ndonjëherë.

“Këto arrestime mund të kenë edhe motive politike. Mua asnjëherë nuk më kanë kërkuar ryshfet”, shtoi Koka.

Qytetarët mund të jenë të painformuar për këtë dukuri, por pika e Qafë Prushit ka qenë nën vëzhgim prej një kohe të gjatë.

Për arrestimin e një numri kaq të madh të zyrtarëve janë përgjuara telefonë e janë xhiruar video.

Ngjashëm ka ndodhur edhe në pikën e Morinës në Prizren/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori