Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Rejhan Vuniqi, në kuadër të vizitës zyrtare në Luksemburg, ka zhvilluar takime me zyrtarë të këtij shteti, ndërsa ka kërkuar mbështetjen e Luksemburgut për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Vuniqi është pritur në takim nga drejtoresha për Punë Evropiane dhe marrëdhënie ekonomike ndërkombëtare të Luksemburgut, Michele Eisenbarth, si dhe nga drejtori për bashkëpunim dhe zhvillim ndërkombëtarre dhe aksion humanitar, Manuel Tonnar.
Fokusi i diskutimeve në këto takime ka qenë mbështetja e Luksemburgut në rrugëtimin euro-integrues të Kosovës, me theks të veçantë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, si dhe anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Vuniqi ka kërkuar nga autoritetet e Luksemburgut mbështetjen për liberalizimin e vizave për Kosovën, pasi siç iu ka thënë ajo, Kosova ka përmbushur edhe kriterin e fundit, atë të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, si dhe është duke u angazhuar në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Sipas Vuniqit, Kosova tashmë ka përmbushur të gjitha kriteret e parashtruara nga Bashkimi Evropian dhe me të drejtë pritet që shtetet e BE-së, e në këtë rast Luksemburgu të angazhohet për lirinë e lëvizjes së qytetarëve të Kosovës në BE.
“Pas miratimit të Demarkacionit në Kuvendin e Kosovës, ne presim që Komisioni të njoftojë Këshillin rreth implementimit të kritereve për liberalizimin e vizave. Është jashtëzakonisht e rëndësishme të kemi mbështetjen tuaj”, u ka thënë Vuniqi autoriteteve të Luksemburgut.
Në takime, Vuniqi ka kërkuar mbështetjen e Luksemburgut edhe në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, si dhe është kërkuar përkrahje edhe në aspektin e lobimit për më shumë njohje të shtetit të Kosovës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania
"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur