Ish-zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik, Besa Gashi-Zogaj në formularin e deklarimit të pasurisë, të cilin e ka bërë publik Agjencia e Kosovës Kundër Korrupsionit, ka deklaruar pasurinë e paluajtshme prej 1 milion e 470 mijë e 607 euro.
Kandidatja për deputete në Kuvendin e Kosovës nga LDK-ja, ka deklaruar pasurinë e paluajtshme që kap vlerën prej 1 milionë e 440 mijë euro.
Gashi-Zogaj ka deklaruar shtëpinë dhe banesën e përbashkët, trashëgimi nga vjehrritë e saj, në vlerë prej 1 milion e 100 mijë euro. Nga kjo vlerë, ajo ka deklaruar shtëpinë në vlerë prej 1 milion euro, që është e përbashkët.
Ajo ka deklaruar një lokal 100 mijë euro, që është trashëgim po ashtu nga vjehrritë, si dhe një lokal trashëgim nga babai i saj në vlerë 100 mijë euro.
Sipas këtij deklarimi, siç njofton KosovaPress ajo ka nën pronësi tokë prej 140 mijë euro.
Po ashtu, Gashi-Zogaj ka deklaruar para të gatshme në llogari të fëmijëve 4 mijë e 700 euro, si dhe ka deklaruar 25 mijë e 907 euro para të gatshme në llogarinë rrjedhëse të bashkëshortit.
Ndërkaq, Gashi-Zogaj, siç raporton KosovaPress nuk ka deklaruar të hyrat vjetore si zv. ministre e Zhvillimit Ekonomik që ishte.
Në vitin 2016, ajo kishte deklaruar pasuri të paluajtshme prej 1 milionë e 480 mijë e 729 euro, por që vitin e kaluar ajo kishte përfshirë në deklarimin e pasurisë së saj edhe të hyrat dhe mëditjet si zëvendësministre e Zhvillimit Ekonomik në vlerë prej 13 mijë e 548 euro. /Telegrafi/
Formularin e pasurisë së Besa Gashi-Zogaj mund ta gjeni KETU
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti në Samitin e Ballkanit Perëndimor: Ndër sfidat kryesore është tejkalimi i paragjykimeve që kanë ndarë rajonin tonë
Televizioni zviceran SRF me kronikë për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës
Anulimi i vizitës së Kouchnerit në Kosovë, Ambasada e Francës shpreh keqardhje për pengesat e paraqitura
Anulohet vizita e Bernard Kouchner në Kosovë
Kurti: Nuk kemi problem me serbët, por me Qeverinë e Serbisë që nuk distancohet nga Millosheviqi i të kaluarës
Hovenier për deklaratën e Serbisë dhe Republikës Srpska: S’është qëndrimi ynë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Çmenduria që po synon ta bëjë Man City me Fodenin ka "frikësuar" edhe Real Madridin
Po largohet nga Real Madridi "krahu i djathtë" i Ancelottit
Ky është plani i ri i Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë – me kërcënimet në rritje nga Rusia
Pique ka publikuar llogarinë bankare për të treguar se si duket paga e një futbollisti të nivelit elitar
Çfarë dihet deri më tani rreth zgjedhjeve për Parlamentin e ri Evropian?
AMP