Kuvendi Komunal i Mitrovicës sot ka marrë vendim që një prej kodrave më të larta në Mitrovicë, ‘Kodra e Cërrnushës’, do t’i jepet Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) për të ndërtuar bazën ushtarake të saj.
Zëvendësministri Enver Dugolli i cili ka marrë pjesë në seancën e Kuvendit Komunal të Mitrovicës ka thënë se në Cërrnushë të Mitrovicës do të jetë baza më e madhe ushtarake e FSK-së.
Sipas tij, ky është projekti më i madh kapital i miratuar për FSK-në.
“Ky është projekti më i madh kapital i miratuar për FSK-në, që është baza më e madhe ushtarake në tërë Kosovën”, tha Dugolli.
Ndërkaq, sipas një njoftimi për media thuhet se kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se Kuvendi Komunal i Mitrovicës sot ka miratuar në mënyrë unanime propozim-vendimin për dhënien e pronës së komunës në shfrytëzim të FSK-së, për ndërtimin e bazës ushtarake në “Kodrën e Cërrnushës”.
Siç thuhet në njoftim, lidhur me dhënien në shfrytëzim të kësaj prone komunale për ndërtimin e kazermës ushtarake, Bahtiri para të pranishmëve është shprehur tejet krenar që në Kodrën e Cërrnushës në Mitrovicë, do të ndërtohet baza ushtarake më e madhe e FSK-së në Kosovë.
“Mitrovica ka vuajtur për të pasur një stabilitet të duhur ekonomik, duke e ditur që ka qenë, dhe është një qytet specifik me shumë probleme, por pavarësisht kësaj bashkërisht kemi arritur të bëjmë qytetin më stabil në Republikën e Kosovës. Tani do të kemi qytetin më stabil vendimmarrës për të mbrojtur çdo pëllëmbë të tokës së Kosovës”, tha Bahtiri.
Po ashtu, siç bëhet e ditur në njoftim Bahtiri ka thënë se kjo tokë komunale në të cilën do të ndërtohet baza ushtarake më e madhja në vend ka 191 hektarë, dhe do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim, duke propozuar që kjo kazermë të mbaj emrin e heroit “Isa Boletini”.
Ndryshe, në këtë kodër sipas dokumentit të siguruar nga Telegrafi, Kuvendi komunal ka marr vendim që tu jepen pesë parcela në të cilat do të ndërtohen objekte për regjimentin e tretë të FSK-së, për ndërtimin e një baze të përhershme të FSK-së.
“Qëllimi i propozimit për dhënie në shfrytëzim të pronës së paluajtshme komunale është ndërtimi i objekteve për regjimentin e tretë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, me çka do të krijoheshin kushte, për ndërtimin e një Baze të përhershme të FSK-së, e cila do të shërbente si në aspektin e interesit shtetëror të zbatimit të politikave strategjike mbrojtëse, po ashtu edhe në ofrimin e mundësive trajnuese për rritjen e kapaciteteve operacionale të FSK-së. Shfrytëzimi i pronës do të jetë në kohëzgjatje prej 99 vitesh dhe ky shfrytëzim propozohet që të jetë pa kompensim të FSK-së”, shkruhet në dokumentin e siguruar nga Telegrafi.
Ndërkaq, Kodra e Cërrnushës është e lartë 1010 metra, dhe nga aty shihet si në pëllëmbë të dorës qyteti i Vushtrrisë, qyteti i Mitrovicës, qyteti i Mitrovicës së Veriut, Zveçani si dhe një pjesë e Zubin Potokut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
Veliaj paraqitet në Gjykatën e Posaçme, mbështetësit e duartrokasin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re