LAJMI I FUNDIT:

Zëvendëskryeministrja Balaj-Halimaj vizitë zyrtare në Shqipëri

Zëvendëskryeministrja Balaj-Halimaj vizitë zyrtare në Shqipëri

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku do të takohet me homologun e saj Erion Braçe.

Agjenda e zëvendëskryeministres Balaj-Halimaj ndërlidhet me mbledhjen e dy qeverive që pritet të mbahet në muajin shtator në Shkodër, ku pritet të nënshkruhen disa marrëveshje të reja mes dy qeverive.


Ndryshe, Albulena Balaj- Halimaj është caktuar në pozitën e koordinatores së Kosovës për mbledhjet e dy qeverive./KP/