Operatori më i qëndrueshëm i shërbimeve mobile dhe fikse në Kosovë, IPKO, ka mirëpritur në zyrat e saj Ministrin e Jashtëm të Republikës së Sllovenisë, z. Karl Erjavec dhe Ministrin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli.
Drejtori Ekzekutiv i IPKO-së, z. Robert Erzin ka prezantuar zhvillimin e IPKO-së, që prej themelimit të saj, duke cekur se qysh në vitin e parë të hyrjes në tregun kosovar, IPKO Telekomunikimet është bërë operatori i dytë i telefonisë, me rritjen më të shpejtë në të gjithë Evropën. IPKO është prezent në zonat urbane dhe rurale dhe mbulon 90 për qind të vendit me shërbime fikse dhe mobile dhe është lider në prezantimin dhe implementimin e teknologjive moderne në Kosovë, siç janë 3G dhe 4G.
“IPKO është investitori më i madh i huaj në Kosovë, me një investim prej 320 milionë eurosh. Megjithëse ka një numër të madh sfidash në tregun kosovar, IPKO ka arritur të dyfishojë numrin e përdoruesve në afro një milion dhe ka një pjesë të madhe të tregut (40 për qind të tregut të telefonisë), në më pak se dhjetë vjet. IPKO është kompani që udhëheq me teknologjinë dhe zgjidhjet inovative, duke shtrirë rrjetin më të zhvilluar 4G në rajon”, ka thënë z. Erzin.
IPKO si investitori më i madh i huaj në Kosovë punëson më shumë se 600 persona dhe mbi 3000 kontraktorë dhe distributorë në të gjithë Kosovën. Për dhjetë vjet, IPKO ka investuar 320 milionë euro në shërbimet fikse dhe mobile dhe vazhdon të zgjerohet. Më 2017, IPKO ka fituar edhe çmimin e një prej taksapaguesve më të mirë të vendit, duke qenë kontribuues i drejtpërdrejtë në rritjen ekonomike të vendit.
“Me ministrin e Jashtëm të Kosovës, z. Pacolli, kemi biseduar në kuadër të Komisionit Bilateral për Fuqizimin e Bashkëpunimit midis Sllovenisë dhe Kosovës se si mund ta përforcojmë këtë bashkëpunim. IPKO është shembulli më i mirë, se si mund të zbatohet dhe fuqizohet ky bashkëpunim. Ne do ta marrim shembull IPKO-në, që këtë bashkëpunim ta zgjerojmë edhe në fusha të tjera si energji, bujqësi, arsim etj”, ka thënë Ministri i Punëve të Jashtme Sllovene, z. Erjavec.
Ndërsa, Ministri i Jashtëm Kosovar, z. Behgjet Pacolli tha se IPKO është shembulli më i mirë i mundësisë dhe punës. ”Duke qenë se Sllovenia ka krijuar këtë mundësi, Kosova është ajo që e ka zgjeruar këtë mundësi përmes punës dhe kjo është në të mirë të të dyja vendeve”, ka thënë Ministri i Jashtëm Kosovar, z. Pacolli.
IPKO udhëheq me zhvillimin dhe inovacionin në Kosovë dhe kujdeset për zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit. Për një dekadë, IPKO ka kontribuuar përmes donacioneve dhe sponsorimeve në çështjet që ndërlidhen me të rinjtë dhe fëmijët, siç janë sporti, kultura, arsimi dhe së fundi ka mbështetur edhe sektorin e shëndetësisë dhe bujqësisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
Në mesin e 25 shteteve konkurruese “Zgatar Electronics” fiton çmimin si “Kompania me rritje më të madhe”
Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend
Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Në mesin e 25 shteteve konkurruese "Zgatar Electronics" fiton çmimin si “Kompania me rritje më të madhe”
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën