LAJMI I FUNDIT:

Zëvendëskryeministri i Kosovës Stojanoviq: Kosova nuk ka nevojë për Ushtri

Zëvendëskryeministri i Kosovës Stojanoviq: Kosova nuk ka nevojë për Ushtri

Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës nuk e mbështesin formimin e ushtrisë së Kosovës, duke thënë se kjo nuk është e nevojshme, për aq kohë sa në Kosovë ka trupa ndërkombëtare të NATO-s.

Zëvendëskryeministri në Qeverinë e Kosovës nga Lista Serbe, Branimir Stojanoviq ka thënë për mediet serbe se ky subjekt politik nuk do të votojë ndryshimet kushtetuese për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura.

“Qëndrimi ynë për këtë nuk ka ndryshuar dhe e gjithë kjo dëshirë që kjo të bëhet, duket se buron para së gjithash nga arsyeja populiste e politikës ditore dhe se për këtë nuk ekziston nevoja serioze. Nuk ekziston as argumentim serioz i paraqitur se pse duhet të ndodhë kjo”, thotë Branimir Stojanoviq.


Përfaqësuesit e serbëve madje nuk kanë pranuar as të diskutojnë për formimin e ushtrisë së Kosovës. /DW/