LAJMI I FUNDIT:

Zëvendësi i Ferrari F12 filmohet duke lëvizur i kamufluar në rrugë (Video)

Zëvendësi i Ferrari F12 filmohet duke lëvizur i kamufluar në rrugë (Video)

Prodhuesi italian ka bërë të ditur se gjatë vitit të ardhshëm do ta lansojë zëvendësin e modelit F12 që ishte prodhuar më 2012.

Megjithëse, kjo makinë është lansuar edhe më 2015 dhe nuk ka zhgënjyer, kësaj radhe pritet të ketë disa ndryshime të dukshme, transmeton Telegrafi.


Sidoqoftë, zyrtarë nga Ferrari nuk kanë dhënë asnjë detaj më shumë.

Mirëpo, spiunët e makinave të reja, e kanë filmuar këtë veturë, teksa lëvizte nëpër një rrugë të qytezës Maranello të Itali, ku ndodhet baza kryesore e kompanisë.

Në videon e postuar më poshtë, shihet automobili shumë i gjerë dhe i ulët, por shtresa që ia mbulon çdo pjesë nuk lë të shihet asgjë. /Telegrafi/