Zëvendësdrejtori i Policisë, Fehmi Hoti takon atasheun e FBI-së, Collins – flasin për situatën e sigurisë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, zhvilloi një takim zyrtar me atasheun për zbatimin e ligjit të FBI-së, Brendan Collins, atasheun e ICITAP-it nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, Kimberly Riffe, si dhe asistent atasheun për zbatimin e ligjit, Eric Littlepage.
Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se Hoti dhe Collins kanë diskutuar për situatën e sigurisë dhe çështje tjera.
“Ky takim ishte me rëndësi të veçantë, gjatë të cilit pjesëmarrësit u informuan fillimisht për situatën e sigurisë në Kosovë, punën dhe përpjekjet e policisë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, bashkëpunimin dypalësh dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta të lidhura me sigurinë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/


































