LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Zubin Potokut, Zeqiri: Peticioni për zgjedhje do të dështojë

Kryetari i Zubin Potokut, Zeqiri: Peticioni për zgjedhje do të dështojë

Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka thënë se peticioni do të dështojë, kështu duke theksuar se qytetarët serbë atje janë më të interesuar për punësim e zhvillim se sa për peticione.

Zeqiri ka thënë se kohëve të fundit janë shtuat kërkesat nga komuniteti serb për shërbime komunale.


“Nuk kemi ndonjë informacion për zhvillimin e ndonjë peticioni, mirëpo neve çdo ditë, por edhe sot patëm shumë kërkesa të qytetarëve për punë të ndryshme dhe shërbime të ndryshme. Duket se qytetarët, po flas për shumicën serbe, janë të interesuar më tepër për punësime dhe zhvillim dhe ndihmë në forma të ndryshme sesa për peticione. Unë mendoj që peticioni nuk do të ketë sukses dhe do të dështojë në këtë drejtim”, ka thënë Zeqiri në Dukagjini.

I pari i Zubin Potokut beson dhe thotë se është shumë i vendosur që të vazhdojë mandatin deri në fund.

Krasniqi: Peticioni mënyra e vetme për largimin e kryetarëve në veri
Lexo po ashtu Krasniqi: Peticioni mënyra e vetme për largimin e kryetarëve në veri

“Nuk shohë ndonjë klimë që mund të ketë zgjedhje te menjëhershme. Na janë shtuar kontaktet me pjesëtarët e komunitetit serb. Ka edhe kërkesa për punësim, pasi kemi shumë vende të lira punë në administratë”, deklaroi Zeqiri.

Ndryshe, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, duke folur lidhur me procesin e nismës së qytetarëve në komunat veriore për largimin e kryetarëve, ka thënë se peticioni konsiderohet si mënyra e vetme demokratike për largimin e tyre para përfundimit të mandatit.

Krasniqi bërë të ditur se nënshkrimet e nevojshme për nisjen e procedurave janë 20% e qytetarëve të regjistruar në secilën komunë.

Po ashtu, ai ka theksuar gatishmërinë e Qeverisë për t’i zbatuar udhëzimet administrative dhe ligjin për vetëqeverisje lokale, ndërsa gjithashtu ka pohuar edhe mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme nëse peticioni ka sukses.

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori