LAJMI I FUNDIT:

Zenun Pajaziti: Të mos sfidohet Kuvendi me demarkacion (Video)

Zenun Pajaziti: Të mos sfidohet Kuvendi me demarkacion (Video)

Deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajaziti nuk po i pëlqen ideja e dërgimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës për ratifikim, në këtë kohë.

“Që një vit kemi stagnuar duke u marrë me një proces që në të shumtën e rasteve nuk ka qenë në debatin real. Është trajtuar për interesa të ngushta politike. Kjo fatkeqësisht po flitet të dalë në Kuvend, prandaj kishte me qenë mirë të mos sfidohet Parlamenti me këtë çështje më tutje, derisa të trajtohet dhe të shteret ky problem deri në instanca të ndryshme edhe ndërkombëtare”, ka deklaruar Pajaziti në emisionin “Kontakt” me Valdrin Krasniqin në Tribuna Channel.

Ai thotë se ka institucione ndërkombëtare të drejtësisë që ndoshta duhet të përfshiheshin dhe të sqarohet deri në fund çështja e demarkacionit.


“Personalisht mendoj se nuk kishte qenë mirë të sfidohet Parlamenti me një çështje të tillë. Komisioni Evropian mendoj që duhet të na ndihmojë duke të mos na vendosur në një sfidë të tillë. Kushtëzimi i BE-së që i ka bërë Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi para se të hiqen vizat është i padrejtë”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se institucionet kosovare ndoshta kanë mundur të mos e pranojnë këtë kushtëzim nga BE-ja.

“Nuk e di sa kanë mundur institucionet tona të rezistojnë. Ndoshta kanë mundur të bëjnë më shumë në këtë drejtim, por është shumë keq që na vendoset një kriter i tillë”, ka thënë Pajaziti.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Kalo në kategori