LAJMI I FUNDIT:

Zemra mund të mbrohet nga diabeti

Zemra mund të mbrohet nga diabeti

Shoqata e kardiologëve dhe diabetologëve amerikan që moti publikoi udhëzimet për mjek: çka duhet bërë te diabetikët e që nuk kanë simptoma për sëmundje të zemrës?

Së pari evidentohen simptomat që eventualisht kanë lidhshmëri me sëmundje të zemrës. Me kujdes ekzaminohen arteriet periferike dhe ato karotide (që ushqejnë me gjak kokën).

Bëhet elektrokardiogrami në të cilin zakonisht nuk ka ndryshime, por është i domosdoshëm për krahasim në ekzaminimet e ardhshme. Nëse pacienti nuk ka aktivitet të mjaftuar fizik duhet të bëhet planifikimi i aktivitetit fizik të përditshëm (kjo është domosdoshmëri!).


Bëhen analizat e gjakut dhe të urinës. Vlerat që kërkohen janë: për kolesterol më pak se 5.2 mmol/l, për LDL më pak se 3.1 mmol/l, për HDL më shumë se 1.1 mmol/l, urina nuk duhet të përmbaj më tepër se 30 mg proteina për 24 orë.

Shtypja e gjakut duhet të ketë vlera më të ultë se 135/85 mmHg. Pirja e cigares rreptësisht ndalohet dhe evidentohet fakti për ekzistencë të sëmundjes koronare në familje të ngushtë.

Pra, çdo gjë fillon me bisedë detaje me mjekun tuaj. Ndoshta pengesat që i keni do t’i sugjerojnë mjekut të bënë ekzaminim të qëlluar e me ekzaminim do të konstatohen ndryshimet eventuale dhe këto do të evidentohen për t’i përcjellë në të ardhmen.

Ju duhet të mësoni të jetoni me diabetin dhe vazhdimisht këshillohuni me mjekun tuaj! Sa më shumë që dini për sëmundjen tuaj, aq më mirë do ta luftoni! /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Osteoporoza, diagnostikimi dhe mjekimi bashkëkohor

Osteoporoza, diagnostikimi dhe mjekimi bashkëkohor

Shëndetësi
Kalo në kategori