LAJMI I FUNDIT:

Zemon: Do t’i mbroj interesat e bashkësive të cilat nuk janë të përfshira në Kushtetutë

Zemon: Do t’i mbroj interesat e bashkësive të cilat nuk janë të përfshira në Kushtetutë

Do t’i mbroj interesat e bashkësive etnike të cilat nuk janë të përfshira në Kushtetutë, deklaroi sot në konferencën për shtyp deputeti Rubin Zemon, i cili dje zuri vendin e deputetit të dorëhequrit Tomisllav Tuntev.

“Për herë të parë do të ketë deputet i cili do t’i mbroj interesat e bashkësive më të vogla, të cilat janë të shënuar si “të tjerë”, ndërsa këtu përfshihen hebrenjtë, kroatët, boshnjakët, egjiptianët, hungarezët, bullgarët. Do të filloj të dëgjohet edhe zëri i interesave të këtyre bashkësive”, deklaroi Zemon.


Jovan Mitrevski koordinator i ri i grupit parlamentar të LSDM-së, Zemon në vend të Tuntevit
Lexo po ashtu Jovan Mitrevski koordinator i ri i grupit parlamentar të LSDM-së, Zemon në vend të Tuntevit

Ai shtoi se edhe pse nuk janë në Preambulë të Kushtetutës, nuk mund të lejohet që këto bashkësi do të jenë të diskriminuara./Telegrafi/