Replikat në mes të publicistit Mehmet Kraja e deputetit nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj, po vazhdojnë ende edhe pse gati u bën një muaj pas publikimit të Fjalorit Enciklopedik, ku publikimi i tij nxiti debatin në mes këtyre dy figurave.
Zemaj i ka reaguar përsëri publicistit Krajës, duke i thënë se “nuk ka nevojë për shume dije historike për të vlerësuar enciklopedinë ( me ju kryeredaktor) sepse gjerat janë të freskëta për mbamendje dhe për njohje të rrethanave e mbi të gjitha të individëve që ju, iu keni besuar për të hartuar zëra në këtë enciklopedi”, ka thënë Zemaj në komentin e bërë në Facebook.
Ndër të tjera ai ka kritikuar Krajën duke e pyetur se pse nuk janë një numër i madh i figurave aty.
“Andaj pasi që po paragjykon në subjektivizëm unë po ju shtroj disa pyetje këtu direkt; pse nuk janë deputetët e dy korrikut 1990, pse nuk janë deputetët e viteve 92/98, pse nuk janë njerëzit e dëshmuar në kohërat më të vështira në përpjekjet për liri e pavarësi siç janë; Smajl Hajdaraj, komandat i UÇK-së, deputet i parlamentit, Ukë Bytyqi, komandant i UÇK-së, kryetar komune, Ismet Rraci veprimtar e kryetar komune, Tahir Zemaj komandant i UÇK-së, udhëheqës dhe fitues i Betejës së Loxhës, Xhemajl Fetahaj, komandant i UÇK-së, veprimtar, Abaz Thaçi ushtarak dhe luftëtar i Betejës së Koshares, Shaban Manaj veprimtar, Faruk Spahiu, Agim Hajrizi, Lumni Surdulli, Nazif Ramabaja, Mentor Tolaj, Isuf Haklaj , Sebahate Tolaj , Skender Rexhahmetaj, Myvlyde Saraqi, Sanije Aliu, Naxhije Doqi, Fadil Ferati, Bekim Kastrati, Besim Dajaku, Mark Malota, etj etj”, është shprehur Zemaj.
Ndër të tjera ai ka kritikuar duke thënë se “aty keni vendosur kriminel ordiner, vrasës të shqiptarëve, gjatë kohërave të hershme, luftës së fundit dhe pas saj. Aty kanë zënë vend, Vaso Çubrilovicin, Sulltanat famëkeq dhe diletantet politik”, është shprehur Zemaj.
Ja komenti i plotë:
Shumë gabim profesor, as nuk insistoj që jamë historian, as nuk pretendoj të mbivlersoj veten e as familjen ( familjen time e vlerson populli i Kosovës, ndersa mua çdo here kur kamë dalë në vlersim, jamë vlersuar poashtu)..
Atë që e bëj me pasion është demaskimi i njëanshmërisë dhe pretenduesve që janë vetë historia, por e kaluara e tyre është e dyshimte dhe më të kaluar kriminale. Nuk ka nevojë për shume dije historike për të vlersuar enciklopedinë ( me ju kryeredaktor) sepse gjerat janë të fresketa për mbamendje dhe për njohje të rrethanve e mbi të gjitha të individeve që ju, iu keni besuar për të hartuar zëra në këtë enciklopedi.
Andaj pasi që po paragjykon në subjektivizem une po ju shtroj disa pytje ju këtu direkt??; pse nuk janë deputetët e 2, Korrikut 1990, pse nuk janë deputetët e viteve 92/98, pse nuk janë njerzit e dëshmuar në kohërat më të veshtira në përpjekjet për liri e pavarsi siç janë; Smajl Hajdaraj, komandat i UÇK-së, deputet i Parlamentit, Ukë Bytyqi, komandant i UÇK-së, kryetar Komune, Ismet Rraci veprimtar e kryetar Komune, Tahir Zemaj komandant i UÇK-së, udhëheqes dhe fitues i Betejes së Loxhës, Xhemajl Fetahaj, komandant i UÇK-së, veprimtar, Abaz Thaqi ushtarak dhe luftëtar i Betejes se Koshares, Shaban Manaj veprimtar, Faruk Spahiu, Agim Hajrizi, Lumni Surdulli, Nazif Ramabaja, Mentor Tolaj, Isuf Haklaj , Sebahate Tolaj , Skender Rexhahmetaj, Myvlyde Saraqi, Sanije Aliu, Naxhije Doqi, Fadil Ferati, Bekim Kastrati, Besim Dajaku, Mark Malota, etj etj. Por zotëri profesor, Akademik ju redaktuat zëra dhe ngjarje që janë të paverteta, nepotiste, të ndikuara nga grupe kriminale dhe jeni ra në gracken ( friken) e tyre. Sido që të jetë ndoshta është me e miraqë keni anashkaluar këta dhe shumë të tjerë meritor, sepse aty keni vendosur kriminel ordiner, vrasës të shqiptarëve, gjatë kohërave të hershme, luftës së fundit dhe pas saj. Aty kanë zënë vend psh për Vaso Çubrilovicin, Sulltanat famkeq dhe diletantet politik.
Unë mundohem të jamë transparent dhe për atë të kamë shkruar direkt ketu në faqe,njeherit që ta shohë edhe publiku i gjërë, për dallim nga ata që ju vijnë dhe ju sillen nëpër korrideret e Akademisë për të ju shantazhuar dhe deformuar Eknciklopedin, punën e ndershme dhe shumë vjeçare të studiusëve tonë.
P.S
Profesor, nuk jam i vetmi që po ju reagoj, madje kamë parë tekstshkrues, historian dhe intelektual të pavarur që pothuajse kanë shprehë të njejtin mendim për etiken profesionale për redaksin dhe disa tekstshkrues.
Andaj në një shtet normal, ku funksionon drejtësia më këtë qështje do duhej të merrej prokuroria dhe gjykatat.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania