LAJMI I FUNDIT:

Zemaj paralajmëron kufizim të lëvizjes dhe tubimeve nga dita e nesërme

Zemaj paralajmëron kufizim të lëvizjes dhe tubimeve nga dita e nesërme

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka paralajmëruar masa ta reja pas rritjes së rasteve me COVID-19, në Kosovë.

Zemaj ka thënë se do të ketë kufizim të lëvizjes dhe tubimeve nga dita e nesërme, transmeton Telegrafi.

“Edhe dje edhe sot jemi në vlerësim për të marrë masa të reja dhe sigurisht do të njoftoheni me vendimin e Qeverisë që do të jenë edhe disa masa të cilat ne mendojmë që e ndihmojnë luftën ndaj COVID-19 dhe e stabilizojnë situatën epidemiologjike në Kosovë. Në kuadër të kësaj do të ketë disa kufizime të lëvizjeve, tubimeve, takimeve. Do të ketë disa lirime aty ku e kemi parë se virusi nuk është prezent dhe mund të kontrollohet. Këto janë tema dhe vlerësime të cilat sigurisht nëse aprovohen nga Qeveria e Republikës së Kosovës do të jenë të zbatueshme nga dita e nesërme”, ka thënë Zemaj në konferencë për media.


Numri i personave të infektuar me COVID-19 ka arritur në 7 mijë e 413, ndërsa vetëm në 24-orët e fundit janë konfirmuar 276 raste të reja, ndërkaq betejën me coronavirus e kanë humbur 185 persona.

Aktualisht raste aktive me COVID-19, janë 3 mijë e 201. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Kalo në kategori