LAJMI I FUNDIT:

Zemaj: MSh gjatë kësaj jave do t’i prezantojë Qeverisë planin e veprimit për procedurat e testimit për COVID-19

Zemaj: MSh gjatë kësaj jave do t’i prezantojë Qeverisë planin e veprimit për procedurat e testimit për COVID-19

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj kërkoi sot nga institucionet përgjegjëse në vend që të zbatojnë me përgjegjësinë më të lartë vendimet e marra në mbledhjen e djeshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të cilat kanë hyrë sot në fuqi.

“Secili institucion ta jap maksimumin, pavarësisht se e kuptojmë që zgjatja e kësaj situate ka krijuar edhe lodhje dhe ngarkesa më të mëdha, por është situatë emergjente e shëndetit publik dhe duhet të sillemi me shumë përgjegjësi”, tha Zemaj në takimin e Komitetit për Vlerësimin dhe Koordinimin e situatës për COVID-19.


Ai tha se konform vendimeve të Qeverisë nga sot ka filluar riorganizimi i kapaciteteve spitalore dhe shtimi i shtretërve, fuqizimi i personelit me profesionistët e rekrutuar nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, në mënyrë specifike në degët si mikrobiologjia, infektologjia dhe shërbimet e tjera të ndërlidhura me rastet e COVID-19, ndërkohë që gjatë javës, MSh do t’i prezantojë për miratim Qeverisë edhe Planin e Veprimit për procedurat e testimit për COVID-19 në Kosovë.

Zemaj ka kërkuar nga Inspektoratet dhe autoritetet e tjera relevante që t’i monitorojnë dhe zbatojnë vendimet lidhur me kufizimet e qarkullimit në katër komunat e Kosovës: Prishtinë, Ferizaj, Prizren e Vushtrri, sikurse edhe sektorin e gastronomisë për të cilin janë vënë kufizime në nivel vendi.

“Monitorimi duhet të bëhet edhe në komunat e tjera”, tha ai duke shtuar se kufizime mund të vendosen edhe në komuna të tjera, apo të hiqen varësisht prej situatës epidemiologjike në vend lidhur me COVID-19.

Masat e ndërmarra u vlerësuan si të domosdoshme nga ana e Komitetit për të ndikuar që pas një kohe të zvogëlohet numri i rasteve pozitive dhe ajo që është më indikative, për të ulur numrin e rasteve që përfundojnë me vdekje.

Në këtë takim, u kërkua që secili institucion të raportojë brenda javës për zbatimin e vendimeve të fundit të Qeverisë lidhur me masat kundër COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori