Gazetarja Christiane Amounpour i ka përcjellur komentet e fundit të pesidentit amerikan Donald Trump drejtuar Zelensky-, në të cilat Trump tha: "Rusia dëshiron të bëjë një marrëveshje dhe Zelensky do të duhet të veprojë, përndryshe do të humbasë një mundësi të shkëlqyer".

Ajo e pyeti Zelenskyn se a po ndjen presion.


Lideri ukrainas i cili bëri një pauzë të shkurtër para se të përgjigjet, tha “pak”, një përgjigje që u prit me të qeshura.

Por shtoi se “e kupton presidentin”.

Për zgjedhjet, Zelensky u pyet nëse është i përgatitur të shpallë një plan.

Në lidhje me këtë, ai u përgjigj: "Jam gati të tregoj se jemi gati".

Duke e vënë në dukje këtë, ai shtoi se nëse i jepet Ukrainës dy muaj armëpushim, "do të shkojnë në zgjedhje". /Telegrafi/