Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka përdorur vizitën e tij në Nju Jork për t'u lidhur me zyrtarët kryesorë, përpara se të takohet me Donald Trump më vonë sot.

Siç postoi udhëheqësi ukrainas në X mbrëmë, ai ishte "në kontakt" me kryeministrin britanik Keir Starmer, të cilin e falënderoi për mbështetjen e tij, duke e quajtur atë "thelbësore" për mbrojtjen ajrore.


Çështja u ngrit gjithashtu gjatë "bisedës së detajuar" të Zelensky me shefin e NATO-s, Mark Rutte, transmeton Telegrafi.

Mbrojtja e qiellit mbi Ukrainën para dimrit "mund të ndikojë ndjeshëm në ngjarje dhe të kufizojë aftësinë e Rusisë për të zhvilluar luftë", shkroi Zelensky në X.

Bisedat e Zelensky përfshinë gjithashtu Kristalina Georgieva, kreun e Fondit Monetar Ndërkombëtar, si dhe të dërguarin special të SHBA-së për Ukrainën, Keith Kellogg.

Takimi me Trump pritet të zhvillohet këtë pasdite. /Telegrafi/