LAJMI I FUNDIT:

Zelensky sanksionon ish-presidentin ukrainas dhe grupin e miliarderëve që ikën në Rusi

Zelensky sanksionon ish-presidentin ukrainas dhe grupin e miliarderëve që ikën në Rusi

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka miratuar vendimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes më 12 shkurt për vendosjen e sanksioneve ndaj biznesmenëve Ihor Kolomoisky dhe Kostyantyn Zhevago, si dhe ish-presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko.

Në një video-mesazh, Poroshenko nuk specifikoi se çfarë kufizimesh do t’i vendosen, por sanksionet mund të zbatohen mbi bazën e tradhtisë kombëtare.

“Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes sapo ka marrë një vendim jokushtetues dhe politikisht të motivuar për të vendosur sanksione kundër meje, Petro Poroshenkos, liderit të opozitës dhe ish-presidentit të pestë të Ukrainës”, thuhet në deklaratën e Poroshenkos.


Përveç ish-presidentit, në listën e sanksioneve janë përfshirë edhe disa biznesmenë të lidhur me autoritetet ruse, raporton kyivindependent.

Biznesmeni Ihor Kolomoisky është i dyshuar për mashtrim dhe pastrim parash në vlerë prej 359,4 milionë dollarësh amerikanë.

Byroja Shtetërore e Hetimeve po ashtu po heton largimin e paligjshëm nga Ukraina të ish-bashkëpronarit të Privatbank, Hennadiy Boholyubov.

Sipas mediave ukrainase, Boholyubov u largua ilegalisht nga Ukraina në korrik të vitit të kaluar.

Përveç Boholyubovit, në listën e sanksioneve është edhe miliarderi Zhevago, i cili është i dyshuar për përvetësim të fondeve në disa banka ukrainase.

Ndryshe, Poroshenko shërbeu si president i Ukrainës nga viti 2014 deri në vitin 2019 përpara se të humbiste zgjedhjet ndaj Zelenskyt, duke shkaktuar një grindje afatgjate midis dy burrave. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Musk thotë se Reuters mori miliona dollarë nga Pentagoni - Trump reagon: Menjëherë ktheni paret

Musk thotë se Reuters mori miliona dollarë nga Pentagoni - Trump reagon: Menjëherë ktheni paret

Amerika
Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë

Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë

Botë
Ministri gjerman i mbrojtjes kritikon SHBA-në “për lëshimet ndaj Rusisë”

Ministri gjerman i mbrojtjes kritikon SHBA-në “për lëshimet ndaj Rusisë”

Botë
NATO teston aftësinë e saj

NATO teston aftësinë e saj "për t'u vendosur me shpejtësi në të gjithë Evropën Lindore" - pa ndihmën e SHBA-së

Botë
Zelensky sanksionon ish-presidentin ukrainas dhe grupin e miliarderëve që ikën në Rusi

Zelensky sanksionon ish-presidentin ukrainas dhe grupin e miliarderëve që ikën në Rusi

Evropa
Përmbyset autobusi në Turqi, të paktën katër të vdekur

Përmbyset autobusi në Turqi, të paktën katër të vdekur

Turqia
Kalo në kategori