LAJMI I FUNDIT:

Zelensky në OKB: Rusia po kryen gjenocid dhe po rrëmben fëmijët ukrainas

Zelensky në OKB: Rusia po kryen gjenocid dhe po rrëmben fëmijët ukrainas

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka mbajtur një fjalim para liderëve botëror në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.

Ai filloi duke thënë se Rusia po i shfrytëzon si “armatim” mungesën globale të ushqimit dhe krizën e energjisë, raporton skynews.

Ai tha se Moska po e bënte këtë me shpresën që disa ose të gjitha territoret e aneksuara të Krimesë, Zaporizhzhia, Luhansk, Donetsk dhe Kherson të njihen ndërkombëtarisht dhe ligjërisht si tokë ruse.


Biden: Kundërshtarët mund të bëhen partnerë, por Rusia nuk mund të lejohet ta brutalizojë Ukrainën
Lexo po ashtu Biden: Kundërshtarët mund të bëhen partnerë, por Rusia nuk mund të lejohet ta brutalizojë Ukrainën

Ai më pas akuzoi Rusinë për rrëmbimin e fëmijëve ukrainas dhe se po i mësojnë ta urrejnë Ukrainën.

“Ky është padyshim një gjenocid. Ne duhet të veprojmë të bashkuar për të mposhtur Rusinë, në mënyrë që OKB të mund të fokusohet në sfida të tjera globale”, shtoi ai.

Lideri ukrainas më pas njoftoi planet për të pritur një samit global të paqes, duke i bërë ftesë “të gjithë atyre që mos të tolerojnë agresionet”.

Ndryshe, do të ketë seanca private kokë më kokë midis Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres dhe Rusisë, Ukrainës dhe Turqisë, por Rusia dhe Ukraina nuk do të takohen në New York. /Telegrafi/