LAJMI I FUNDIT:

Zelensky kërkon 1% të aeroplanëve, tankeve dhe armëve të tjera të NATO-s

Zelensky kërkon 1% të aeroplanëve, tankeve dhe armëve të tjera të NATO-s

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje NATO-s që t’i japë 1 për qind të armëve të saj Ukrainës kur ata u mblodhën në Bruksel, në ditën kur janë bërë një muaj nga dita që kur Rusia filloi agresionin e saj.

“Presidenti i bëri thirrje Aleancës që t’i sigurojë Ukrainës 1 për qind të të gjithë aeroplanëve të saj, të gjitha tanket, si dhe MLRS (sistem i raketave), armë kundër anijeve dhe pajisje të mbrojtjes ajrore”, ka thënë zyra e Zelenskyt në një deklaratë, shkruan Euronews, përcjell Telegrafi.


“Gjëja më e keqe gjatë luftës është të mos kesh përgjigje të qarta ndaj kërkesave për ndihmë”, shtoi ai, duke paralajmëruar se “Rusia nuk ka ndërmend të ndalet në Ukrainë”.

Ndryshe, agresioni rus në Ukrainë ka detyruar miliona ukrainas të largohen nga shtëpitë e tyre dhe më shumë se 3.5 milionë të largohen nga vendi, me mijëra njerëz të vrarë ose të plagosur dhe me dëme të shumta si pasojë e bombardimeve.

Kërkesa e tij vjen në ditën kur udhëheqësit e aleancës ushtarake perëndimore të NATO-s kanë rënë dakord të forcojnë mbrojtjen e tyre në lindje në përgjigje të agresionit rus në Ukrainë.

“Ne kemi aktivizuar planet e mbrojtjes së NATO-s, kemi vendosur elementë të Forcës së Reagimit të NATO-s dhe kemi vendosur 40,000 trupa në krahun tonë lindor”, njoftuan ata në një deklaratë të përbashkët pas bisedimeve në Bruksel. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shtëpia e Bardhë: Presidenti iranian 'kishte gjak në duart e tij'

Shtëpia e Bardhë: Presidenti iranian 'kishte gjak në duart e tij'

Ukraina bombardon portin ku është zhvendosur flota ruse e Detit të Zi

Ukraina bombardon portin ku është zhvendosur flota ruse e Detit të Zi

Botë
Disa vende të NATO-s

Disa vende të NATO-s "po lobojnë për më shumë guxim" kur është në pyetje dërgimi i trupave ushtarake perëndimore në Ukrainë

Ukraina është e vetëdijshme se lufta do të përfundojë me negociata, thotë zyrtari i lartë i sigurisë ukrainase

Ukraina është e vetëdijshme se lufta do të përfundojë me negociata, thotë zyrtari i lartë i sigurisë ukrainase

Sllovakët mbledhin miliona euro për Ukrainën dhe kundërshtojnë qëndrimin pro-rus të qeverisë së tyre

Sllovakët mbledhin miliona euro për Ukrainën dhe kundërshtojnë qëndrimin pro-rus të qeverisë së tyre

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Kalo në kategori